Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lutja e priftit në xhami: shpresë se jo gjithçka është kaq e zezë në këtë botë!

by te Sheshi
01/09/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Lutja e priftit në xhami: shpresë se jo gjithçka është kaq e zezë në këtë botë!

Nga Safet Pozder

Në traditën islame,është ruajtur një predikim i bukur dhe edukativ, sipas të cilit Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëllin Xhibril/Gabriel me detyrën e shkatërrimit të një vendbanimi, populli i të cilit ishte prishur plotësisht dhe ishte mbërthyer në padrejtësi dhe në të gjitha mëkatet. Engjëlli u kthye te Zoti dhe tha se midis këtyre njerëzve ekziston një njeri i devotshëm. Zoti i dha një urdhër të habitshëm: “Filloja prej tij!” engjëlli i habitur kërkoi një shpjegim dhe iu tha: “Fytyra e këtij njeriu asnjëherë nuk është mrrolur nga mëkatet e popullit të tij”.

Të kuptohemi drejt, nuk e kam ndërmend të mbaj ligjëratë fetare. Larg asaj. Qëllimi im është të përpiqem të denoncoj individë, të cilët në gjithë botën rreth nesh, i japin botës një ton më të bukur dhe më të ndritshëm. Ndoshta nganjëherë na duket se nuk kemi individë të tillë përreth. Dhe ndoshta edhe ne jemi ndonjëherë aq të preokupuar me energji negative, sa që nuk jemi në gjendje t’i dallojmë apo t’i shohim këta persona më qartë.

Dhe sigurisht që ka të tillë.

Dëshiroj të lutem me vëllezërit e mi

Para se të përmend skenën për të cilën fillova të shkruaj këtë tekst dhe dëshmitar i së cilës isha një ditë më parë, nuk mundem e të mos i ndaj me lexuesit dy momente të mëhershme të jetës sime, dëshmitar i të cilave isha personalisht.

Së fundi, morra pjesë në hapjen solemne të një xhamie të vjetër që u restaurua pas shkatërrimit dhe e cila u bë funksionale. Ceremonitë e tilla, sipas një rregulli të pashkruar, tërheqin një numër të madh njerëzish. Kështu ishte edhe kësaj radhe. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të programit, u fal një namaz i përbashkët në xhaminë e sapombaruar. Shumë vetë mbetën pa hyrë brenda në xhami për shkak të turmës së madhe. Dhe ndërkohë që besimtarët po përgatiteshin për faljen e namazit, vëmendja ime u drejtua kah një prift lokal, i cili së bashku me besimtarët muslimanë, po hynte në xhami.

Ai më tha se, gjatë kohës sa ne (muslimanët) do të falim namazin, ai do t’i lutet në mënyrën e tij Perëndisë për të mirën e të gjithë njerëzve. Isha i tronditur. Për hir të së vërtetës, i njëjti klerik kishte bërë të njëjtin veprim edhe më herët, ashtu që gjatë gjithë Ramazanit, pas iftarit, vaktit me të cilin besimtari mbaron agjërimin, qëndronim së bashku në xhami me shpjegimin e tij se: “Edhe unë dëshiroj t’i lutem Zotit bashkë me vëllezërit e mi!” Megjithatë, edhe kësaj radhe ai arriti që të më habisë përsëri.

Falja e namazit në manastir

Herën e dytë, isha nikoqir i një grupi studentësh të shkollave të mesme, në mesin e të cilëve, përveç muslimanëve kishte katolikë, ortodoksë dhe hebrenj. Detyra ime ishte që t’ua prezantoja atyre Islamin dhe të përgjigjesha në pyetjet e tyre. Dhashë gjithçka nga vetja që brenda kohës sa kisha në dispozicion të përmbledhja sa më shumë që ishte e mundur, dhe bazuar në reagimet e tyre duket se pata sukses. Pasuan pyetjet, dhe nga pyetjet zakonisht mund të kuptosh se sa dikush zotëron me çështjen.

Vlerësimi im ishte se të rinjtë shumë pak e njohin fenë e tyre, ndërsa për fetë tjera kanë paragjykime të imponuara, të cilat bazohen në gjithçka përveç se në përvojën ose njohuritë e tyre. Biseda ishte shumë e këndshme, dhe pastaj një i ri kërkoi fjalën. E dëgjova me shumë vëmendje.

Ai tha se një natë më parë, bashkë me djemtë dhe vajzat e tjera, ai qëndroi në manastir. Meqë ai praktikon fenë e tij (Islamin) dhe fal pesë kohët e namazit, ai kërkoi nga prifti që të mund të fal namazin diku. Ai ishte i mahnitur me vëmendjen dhe kujdesin e priftit ndaj kërkesës së tij, pasi atij i ishte siguruar një dhomë e veçantë, dhe gjatë kohës së namazit, çdo bisedë dhe aktivitet në dhomat fqinje ishin ndërprerë.

Shpesh kam menduar për individë të tillë, dhe jam i lumtur që ka të tillë.

Një Kur’an për priftin

Se ka akoma njerëz të tillë, u binda edhe këtë të mërkurë. E vërtetë, jo drejtpërsëdrejti, sepse isha i zënë me ngjyrosjen e shtëpisë. Qyteti Prozor është një mjedis i vogël, dhe çdo fytyrë e re shpejt bie në sy të njerëzve lokalë. Kështu pra, edhe kolegut tim, Nihad Ahmetoviç, përndryshe imam, i kishte rënë në sy prifti i cili me kurreshtje të madhe po shikonte në xhaminë e qytetit. Natyrisht, imami u prezantua dhe iu vu atij në dispozicion. Prifti tha se vinte nga një vend afër Splitit dhe se kishte dëshirë të madhe që të hynte në xhami. Dhe hynë së bashku në xhami.

Pasi kaloi pak kohë në xhami, prifti kishte një dëshirë tjetër: t’i lutej Zotit. Imami, natyrisht, i tha atij se nuk kishte kurrfarë pengese për këtë, dhe se ai mund të lutej lirisht. Prifti u gjunjëzua dhe mbeti në lutje për një kohë të gjatë dhe mu në vendin ku imami qëndron gjatë kohës sa udhëheq besimtarët në namazin e përbashkët (mihrab).

Pas largimit nga xhamia, imami e mori priftin në dhomën e leximit dhe i dhuroi atij një kopje të përkthimit të Kur’anit në gjuhën boshnjake. Ai e pranoi me entuziazëm, me premtimin: “Do ta lexoj me ëndje këtë libër të shenjtë. Sa herë që ta lexoj, do të lutem për ju!”.

Ne nuk arritëm ta mësojmë emrin e këtij njeriu. Askush nuk e pyeti. As ai nuk pyeti për emrin e imamit. Në fund të fundit, ndoshta nuk është aq e rëndësishme, sepse, siç thotë prifti, “Ne jemi të gjithë nga një Zot dhe të gjithëve na bashkon loza e profetit Ibrahim (Abraham)”.

Ai u largua me premtimin që do të kthehet përsëri në mundësinë e parë.

Kush e di, ndoshta në lutjet e individëve të tillë ekziston një shpresë. Shpresa se jo gjithçka është kaq e zezë.

Marrë nga Al Jazeera

Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Vrasja e gjyqtares, flet mësuesja e fëmijëve: nënë e përkushtuar, babain nuk ua kam parë kurrë…

Vrasja e gjyqtares, flet mësuesja e fëmijëve: nënë e përkushtuar, babain nuk ua kam parë kurrë…

Maqedoni, mbi 20 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Maqedoni, mbi 20 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Policët e korruptuar, Shqipëria dhe Greqia hetime të përbashkëta

Policët e korruptuar, Shqipëria dhe Greqia hetime të përbashkëta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni