Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lutja e fundit, Rama nga Vlora me një “mesazh nga zemra”

by te Sheshi
23/06/2017
in Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Rama: Ta çojmë tepsinë për skrap! (video)

Kryeministri Edi Rama, që kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e së djelës ka zgjedhur të bëjë një lutje të fundit për votuesit nga Vlora, ku dhe kandidon për deputet.
Përmes një video-selfie, Rama ka renditur të gjitha arsyet se pse më 25 qershor ata duhet të zgjedhin Partinë Socialiste duke e cilësuar këtë si një moment për vendin, jo për karrierën e tij politike.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154878049351523/

MESAZHI I PLOTË I RAMËS:
Unë prapë nga Vlora sot që në mbrëmje të ngremë dallgën e fundit kuqezi në detin që
shpresoj do vërshojë nga kutitë e të dielës.
Nuk më rrihet pa ju thënë dy fjalë të fundit, sidomos atyre që s’e kanë votuar asnjëherë PS-në
për arsye të ndryshme, për bindje të djathta, për besnikëri ndaj partive të tjera, për mosbesim
ndaj politikës në përgjithësi.
Dua të më besoni që ky moment është më i madh se sa bindja politike e secilit prej nesh. Ky
moment është më i rëndësishëm se sa çdo parti dhe sa të gjitha partitë bashkë.
Ky moment është më i favorshëm se asnjëherë prej shumë-shumë kohësh për ta bërë
politikën më të mirë dhe për t’u dhënë politikanëve të tepsisë së pushtetit një shuplakë
shembullore, troç fare ky është momenti i Shqipërisë dhe mbi të gjithë e mbi gjithçka i
Shqipërisë.

Dua që ta dini po ashtu se po të ishte për mua personalisht do mjaftonin dhe mbase do më
tepronin për çka kam arritur në karrierë të gjitha këto vite betejash.
Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asgjë më shumë për vete nga jeta
politike. Nuk kam as kuriozitetin shumë njerëzor besoj për të provuar ndjesinë e të qenit në
postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë.
S’jam më këtu për t’i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë, dëshirën e të jetuarit në
majë apo nevojën natyrale të politikanit për pushtet mbi të tjerët. Kam bërë plot fushatë.
Kam lagur plot bluza e këmisha, kam zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë dhe kam
përshkruar mbi gjysmë milioni kilometra nëpër trupin e këtij vendi. Nëse nuk do ta ndieja në
çdo qelizë momentin që ka ardhur me mundësinë reale për t’ia dalë aty ku të tjerët nuk ja
dolën.
U dorëzuan, u lëshuan, u dëshpëruan, u larguan…Ma besoni sot nuk do isha duke lagur bluza
dhe këmisha të tjera dhe duke sprovuar deri në ekstrem kordat e zërit për t’iu kërkuar përsëri
votat.
Kam marrë prej jush vota pa fund, energji pa fund, emocione dhe përjetime pa fund aq
shumë sa besoni po të isha kthyer sot njëherë e mirë në shtëpi nuk do kisha asnjë keqardhje
nëqoftëse nuk do ta shihja njësoj si dritën e ditës mundësinë reale që kemi në këtë moment,
për ta nxjerrë Shqipërinë në dritë.
Juve njerëzve të zakonshëm të këtij vendi ju kam thënë e stërthënë se idealet dhe qëllimet e
mira në politikë nuk ekzistojnë, se politikanët janë të gjithë njësoj se mes tyre dhe jush është
e gjitha një lojë e pistë, dhe karriera, paraja, klanet, tarafet, familja, janë gjithçka për ta.

Por askush nga vetë politikanët që e kanë baltosur politikën apo nga baltosjet e politikës
llafazane nga ziliqarë të pashoq nuk e thonë që pa politikën njerëzimi ynë do të ishte barbari,
egërsi, kafshëri.
Bota nuk do ishte kjo që jeni. Ndërsa unë ju them sot se po, politika bën keq se gjen, por ama
bën mirë, kur mundet, nëse njerëzit, ju, e ndihmoni atë, politikën, të bëhet më e mirë, duke
mos votuar qorrazi, me tifozllëk, por duke zgjedhur mençurisht, me mendje të kthjellët.
Politika mund t’i bëjë shumë mirë Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme nëse ju zgjidhni punëtorët
e duhur për ta ndërtuar më tej, së bashku me ju shtëpinë e shtetit modern shqiptar, mbi
themelet e hedhura me mundim në 44 muajt e fundit.

Nuk u them të djathtëve ndërroni bindje, nuk u them demokratëve ndërroni parti, nuk u them
atyre që s’u bën zemra të votojnë PS, mos dëgjoni zemrën.
Por u them thjesht si një shqiptar-shqiptarëve, të gjithë shqiptarëve të zakonshëm pa dallim
se, unë dua ta vazhdoj këtë betejë, bashkë me të gjithë ju që politikanëve e partive iu keni
dhënë vota pafund prej 25 vitesh dhe ndjeheni të përdorur apo të zhgënjyer.

Dua ta vazhdoj këtë betejë bashkë me ju, se Shqipëria bëhet. Dhe tanimë këtë e di si buka që
hamë, dhe dua ta provoj, deri në fund mundësinë e fuqisë sonë, të bashkohemi për ta bërë
fuqinë. Dhe nëse të dielën e krijojmë këtë mundësi fantastike, iu siguroj se ia vlen.
Prandaj miq të djathtë demokratë, mbështetës e simpatizantë të partive të tjera, apo edhe ju
që nuk e keni vendosur ende, dua t’u them sot duke ju parë në sy se ky është një moment për
ta vënë Shqipërinë mbi bindjet politike, mbi tifozerinë, mbi zhgënjimet e përditshme që keni
ndaj politikës, ky është një moment për t’u dhënë partive dhe politikanëve mesazhin se nuk e marrin dot më qyl votën tuaj nëse nuk janë gati për t’u dhënë atë që ju duhet juve
shqiptarëve dhe vendit.
Ky është një moment për të mos e humbur mundësinë e një bashkimi zemrash e mendjesh
për Shqipërinë që duam nën flamurin kuqezi të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të Rilindjes, të
motrave e vëllezërve emigrantë, e gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.
Është ky momenti i artë për tu thënë jo, mjaft, boll, stop lloj lloj flaamujve që valviten prej
erërave të përçarjes mes nesh prej kaq shumë vitesh dhe lloj-lloj politikani që janë mësuar të
përtojnë duke tregtuar llumin e ndasive dhe të pakënaqësive mes shqiptarëve të
zakonshëm.
Është ky momenti për të mos ja nxjerrë më sytë njëri-tjetrit me shkopinjtë e flamujve përçarës
dhe për llogari të atyre politikanëve e të interesave të tyre personale dhe politike.
Momenti për t’i dhënë një mësim parazitëve të katundit tonë politik dhe mediatik që ja kanë
penguar frymëmarrjen shqiponjës tonë dykrenore.
T’u japim një leksion dhe atyre që nuk e duan flamurin kuqezi të shqiptarëve të ngrihet në
lartësinë e aspiratave legjitime të këtij populli.
Nuk di çfarë tju them më… nuk kam çfarë them më shumë veçse për tju falenderuar që më
keni mbështetur, duruar, falur, apo edhe thjesht me keni komentuar në këtë faqe me të mirë
a me të keq dhe ta mbyll me një lutje: Mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria
bëhet. Mos u bëni njerëz të vegjël duke i bërë bisht votimit se nuk ju ka shkuar mirë
familjarisht, por bëhuni ju të mirë për çfarë duhet.

Dhe aman, ju lutem, bëni çmos që mos më lini peng të atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë
peng Shqipërinë duke folur vetëm për ju kur ndizet televizori dhe punuar për vete sapo fiket drita e skenës elektorale.
Qofshi ju o njerëz Zoti që i duhet Shqipërisë!

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Next Post
Ethe fushate, Kadri Veseli i kundërvihet FMN-së: premton rritje pagash deri në 30 për qind

Veseli i bindur: Qeveria në Korrik, s’kemi biseduar për poste

Kreu i Junikut Agron Kuçi: si është fitosh dy herë çmimin si komuna më e mirë në Kosovë

Kreu i Junikut Agron Kuçi: si është fitosh dy herë çmimin si komuna më e mirë në Kosovë

Denoncimi: Ja si po i blen Doshi votat në Shkodër

Denoncimi: Ja si po i blen Doshi votat në Shkodër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni