Zv.presidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë sot në një konferencë për media se nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet.
“Nëse kjo e fundit vendos se jo gjithçka në këtë Marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ajo duhet të ndryshojë. Nëse ky është vendimi i Gjykatës, atëherë Marrëveshja duhet të ndryshojë”, ka deklaruar Lunaçek.
Ajo ka thënë se e ka parë si problematike specifikimin marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit.
“Në pjesë të Marrëveshjes e konsideroj problematike që në disa pozita mund të jenë vetëm serbët, në një vend që është multietnik besoj që një përcaktim i tillë nuk është i drejtë. Besoj që rinegociimi zë vend nëse Kushtetuesja vendos ashtu”, ka thënë Lunaçek.
/tesheshi.com/