Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetet e Burrelit dhe të Klosit, ku është takuar me banorët e këtyre zonave, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me varfërinë dhe papunësinë.
Kryedemokrati u shpreh përpara banorëve se Kryeministri Edi Rama vjedh lekët e popullit, ndërsa del për orë të tëra në televizor, për tu shpëlarë trurin qytetarëve.
“Rama po vjedh lekët e popullit, ndërsa atë që lidh një tel e fut në burg. Rama dy orë në televizion për tu shpërlarë trurin qytetarëve. Prengën se heq dot nga lista Rama, se tjetrin në listë e ka në burg”, është shprehur Basha.
Banorët shprehen se “trajtohemi si skellvër nga Edi Rama”, teksa e quajnë gjendjen aktuale si situatën më të rëndë në 23 vjet. /tesheshi.com/