“Gjelave” nuk i kanë mjaftuar as 31 goditje në portë dhe as kontrolli i topit në mbi 75 % të kohës për të mundur modestët e Luksemburgut, në përballjen e vlefshme për Botërorin “Rusia 2018”.
Franca e yjeve nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0-0 në “Stade de France”, duke lënë të hapur garën për kualifikimin në botëror.
Me këtë barazim, francezët kryesojnë grupin A me 17 pikë, 1 më shumë se Suedia e vendit të dytë me 4 pikë më lart se Holanda. /tesheshi.com/