Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Luiza Papajani, e para nxënëse e Normales së Elbasanit: si u persekutua për shkak të dajos ballist

by te Sheshi
13/09/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Luiza Papajani, e para nxënëse e Normales së Elbasanit: si u persekutua për shkak të dajos ballist

Luiza me bashkëshortin

12
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Megjithëse Elbasani në 1909 hapi të parën shkollë për mësues në trevat shqiptare, për regjistrimin e vajzave u deshën të kalojnë disa vite. E para femër që  do të kishte mundësinë të shënonte emrin e saj në regjistrat e Normales së famshme, do të ishte Luiza Papajani. Aq bujë bëri ky fakt aty rreth viteve ‘20, sa për një vit Luiza kishte privilegjin të hynte e para në shkollë dhe të dilte e para nga klasa si shenjë respekti e të gjithë djemve që vazhdonin Normalen.

Historia e vajzës së parë në Normale tregohet nga e bija e saj, Valentina Gjevori. Edhe pse ajo do të kishte privilegjin të vazhdonte e para shkollën e mësuesve, vështirësitë për të nuk do të kishin të sosur derisa doli në pension. Valentina thotë se nëna e saj ishte mbesa e Vasil Andonit, i njohur si aktivist i Ballit Kombëtar dhe kjo do t’i kthehej kundër pas çlirimit duke përfunduar pa shtëpi dhe në shkollat më të largëta të Elbasanit.

Luiza në moshë të thyer, dalë me ish-bashkëkohës normalistë
Luiza në moshë të thyer, dalë me ish-bashkëkohës normalistë

“Luiza ka lindur në lagjen Kala në mars të vitit 1914 ku edhe ka kryer shkollën fillore. Prindërit si dashamirës të arsimit e dërguan në shkollën e vajzave në Korçë. Për shkak të problemeve shëndetësore, Luiza u detyrua të kthehet në Elbasan dhe daja i saj, Vasil Andoni për të mos e lënë pa shkollë e regjistron në Normalen e Elbasanit ku edhe ishte drejtor. Ishte e vetmja femër në Normale për një vit dhe më pas janë shkolluar edhe vajza të tjera elbasanase. Nëna respektohej shumë nga të gjithë, aq sa ajo do të hynte e para në shkollë pas rreshtimit të nxënësve dhe do të dilte e para nga klasa e më pas do të dilnin nxënësit e tjerë me përfundimin e mësimit.

Luiza-mësuese gjatë një parakalimi me Institutin "Nëna Mretëreshë", Tirane
Luiza-mësuese gjatë një parakalimi me Institutin “Nëna Mretëreshë”, Tirane

Mbaroi shkëlqyeshëm në shkollë dhe duke qenë ndër të parat mësuese femra, Luiza jep mësim në Institutin ‘Femnuer Nana Mretneshë’ në Tiranë. E gjithë kjo ndodhi në vitet para çlirimit kur ajo kujtonte ditët më të bukura të mësimdhënies.  Puna e saj si mësuese do të merrte kthesë në të kundërtën direkt pas çlirimit. Duke qenë mbesë e Vasil Andonit, me arratisjen e tij, do të ishte i menjëhershëm transferimi i saj nga kolegji mbretëror në fshatin Rrilë në malet e Elbasanit.  Nëna duhet të kalonte përroin e Zaranikës që të shkonte të jepte mësim në shkollën e largët. Ajo vuante nga epilepsia dhe sa herë që kalonte ujin rrezikonte jetën. Madje vështirësitë ishin të mëdha edhe për kushtet ku do të qëndronte për shkak të varfërisë së skajshme të familjeve fshatare”.

Valentina tregon se shumë shpejt ato do të mbeteshin pa të atin i cili për shkak të disa problemeve shëndetësore dërgohet nga regjimi komunist në Jugosllavi për mjekim por me mbylljen e kufijve për të nuk u mësua asgjë dhe ende ajo nuk di fundin dhe varrin e të atit.

E vetme me dy vajza Luiza do të vazhdonte mes vështirësive të shkollës së fshatit dhe përndjekjen e familjeve që kishin lidhje me përkrahësit e Ballit. Drejtuesit komunistë i lëvizën nga shtëpia e madhe dhe Luiza bashkë me fëmijët dhe nënën e saj u strehuan përkohësisht tek familja Bici me të cilët kishin lidhje familjare. Më pas nëna e Luizës bënë të pamundurën që ato të ktheheshin në shtëpinë që kishin dhe mundën të kthehen pas disa kohësh.

Edhe pse ishte mësuese shembullore, që përkushtohej totalisht ndaj nxënësve, Luiza vjen në qytet vetëm në prag të pensionit.

Me nxënes në një shkollë në Rrilë
Me nxënes në një shkollë në Rrilë

“Vështirësitë për nënën time kanë qenë të mëdha edhe për faktin se ne shiheshim si familje me biografi të keqe. Asnjëherë nuk u vlerësua puna e saj, edhe pse ishte një mësuese shembullore. Vetëm pas ardhjes së demokracisë iu dha urdhëri “Naim Frashëri”, që është edhe i vetmi vlerësim që ka marrë në gjithë jetën e saj” shprehet Valentina.

Dy vajzat e saj vazhduan shkolla të vështira për kohën pasi degë të tjera nuk i lejoheshin. Njëra prej tyre mbaroi Teknologjiken në Tiranë dhe punoi në konservim. Vetëm pas shumë përpjekjesh arriti të studiojë kimi industriale. Ndërkohë Valentina mbaroi fizikë dhe shërbeu gjithë jetën e saj në arsim. Shkencat ekzakte janë karakteristikë e familjes Gjevori dhe duket se kjo prirje është përcjellë edhe tek më të rinjtë.

Edhe pse ajo ishte e para femër në Normale dhe gjithë jetën i shërbeu arsimit, emri i saj nuk është përjetësuar një asnjë institucion shkollor madje njihet shumë pak për të thënë aspak edhe pse ishte vajza që theu tabutë. E harruar në fshatrat e largët në komunizëm dhe pak e njohur pas viteve ’90, Luiza do të ishte shembulli i mësueses që sakrifikoi madje edhe fëmijërinë e vajzave të saj me një përkushtim të rrallë për nxënësit. Madje thonë se edhe monumenti i vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit me siluetën e një femre mësuese, ka shumë nga Luiza Papajani, një shembull përkushtimi në kohën kur vështirësitë ishin të mëdha dhe sakrificat e mësuesve të papërshkrueshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Bajrami në Dubai: aty ku festojnë bashkë muslimanë dhe jomuslimanë

Bajrami në Dubai: aty ku festojnë bashkë muslimanë dhe jomuslimanë

Hillary Clinton shumë më mirë: droja nga shfrytëzimi prej kundërshtarëve e detyroi të mos e tregojë sëmundjen

Hillary Clinton shumë më mirë: droja nga shfrytëzimi prej kundërshtarëve e detyroi të mos e tregojë sëmundjen

Nisin sonte ndeshjet në grupe të Champions League-s: sfida interesante

Nisin sonte ndeshjet në grupe të Champions League-s: sfida interesante

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni