Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Luftërat civile përgjatë historisë: kur vëllai ngrihet kundër vëllait

by te Sheshi
15/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Luftërat civile përgjatë historisë: kur vëllai ngrihet kundër vëllait

Në dhjetor 2011, muaj pasi kishin nisur luftimet në Siri, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u pyet nëse konflikti ishte në të vërtetë një luftë civile. Ai e anashkaloi termin, që është i mbushur me pasoja ligjore, ushtarake, politike dhe ekonomike për palët që ndërhyjnë nga jashtë. Bashar al-Assad i quan armiqtë e tij “terroristë”. Populli sirian e kuptoi konfliktin me më shumë shpresë si një revolucion (edhe pse azilantë të opozitës më pas këmbëngulën se konflikti nuk mund të quhej më revolucion, por më tepër luftë civile)”. Në korrik 2012, pas 17 mijë vdekjesh, Kryqi i Kuq më në fund, pohoi se Siria ishte përfshirë nga një “konflikt  i armatosur me karakter jo ndërkombëtar”.

Lufta civile, shkruan David Armitage, historian në universitetin e Havardit është “koncept thelbësisht i kontestuar rreth elementëve esencialë të kontestimit”. Luftërat brendashtetërore kanë zëvendësuar luftërat midis shteteve si forma më e zakonshme e organizuar e dhunës: mesatarja e përvitshme e luftërave brenda-shtetërore midis viteve 1816 dhe 1989, është vetëm një e dhjeta e luftërave të përvitshme duke nisur që pas vitit 1989. Vetëm 5 për qind e luftërave në periudhat e vona kanë qenë midis shteteve.

Megjithatë, rritja e rasteve nuk e ka përmirësuar qartësinë për këto lloj konfliktesh.

“Lufta civile mund të shpallet në mënyrë që një konflikt të sillet brenda kornizës së Konventës së Gjenevës dhe të sjellë autorizim për ndërhyrje, përfshirë miliona dollarë në ndihma humanitare. Por, termi mund të përdoret edhe për të përcaktuar konfliktet si çështje të brendshme, ashtu si ndodhi me Ruandën dhe Bosnjen në vitet ’90.

Lufta civile rishkruhet si “revolucion” kur kryengritësit janë fitimtarë – por ishte revolucioni amerikan jo një luftë civile brenda perandorisë Britanike? Fuqitë vendimmarrëse, të shpejta për të mohuar legjitimitetin e sfidantëve, e reduktojnë atë në kryengritje të paligjshme. “Lufta civile”, në dallim, njeh rebelët si të barabartë, si palë kundërshtare – efektivisht në një komb të ndarë.

Në librin e tij “Luftërat Civile”, Armitage gjurmon evolucionin e këtij koncepti shpërthyes, jo për të dalë në një përkufizim tepër të saktë, por për të treguar se përse përkufizimi mbetet kaq gjarpërues.

Romakët, të cilëve iu atribuohet origjina e idesë, flisnin me tmerr për “bellum civile”: një konflikt kundër armiqve që ishin në të vërtetë vëllezër, për një shkak që, si pasojë, nuk mund të ishte i drejtë e me kritere të përcaktuara vetë për luftën. Ishte kthimi kundër vetes i civilizimit, i egër dhe vetëvrasës. Megjithatë, lufta civile duket të jetë një tipar i pashmangshëm i civilizimit romak: mallkimi themelues, një fenomen i pashtershëm si shpërthimi i një vullkani. “Asnjë shpatë e huaj nuk ka hyrë ndonjëherë kaq thellë”, shkruan poeti Lucan. “Eshtë një plagë e shkaktuar nga dora e një bashkëqytetari që ka prerë thellë”. Korpusi i reflektimeve të dhimbshme të romakëve duan të thonë se lufta civile shihej prej kohësh përmes “lenteve të ngjyrosura të Romës”.

Epoka e revolucioneve në fund të shekullit të 18-të e risjell luftën civile si pjesë e një programi vizionar të ndryshimit dhe emancipimit. Por, idealizmi progresist i Iluminizmit nuk e zhduku aq shumë barbarizmin e pakuptimtë të luftës civile, sesa krijoi kushte të reja për dhunën. Është e vështirë të mos marrësh parasysh kuptimin se revolucioni, pavarësisht gjithë premtimeve të veta utopiste, është thjesht një lloj lufte civile.

Ligji ndërkombëtar është përpjekur të qytetërojë luftën civile. Por, ashtu si sjell në kujtesë edhe Armitage për lexuesit e tij, rendi modern mbështetet në paqëndrueshmërinë e sovranitetit dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut, dy parime që janë në konflikt dhe që e bëjnë të gënjeshtërt e të paplotë një udhërrëfyes të qartë për rregullat e luftës. Konventa e Gjenevës në tekstin origjinal të vitit 1864 nuk u shtri, madje, deri tek luftërat civile: “Në të kalohet pa thënë se ligjet ndërkombëtare nuk janë të aplikueshme për to”, shpjegon një draftues i saj. Protokollet e sotme ligjore bëjnë vetëm që liderët të shmangin termin, duke ndërlikuar përgjigjen humanitare që termi vetë synon të nxisë.

Globalizimi ka shtuar edhe përdredhje të tjera konceptuale. Lufta e parë botërore, shkruan John Maynard Keynes, ishte në të vërtetë “një luftë civile europiane”. Në pikëpamje të teoricienit gjerman të politikës, Carl Schmitt, socializmi leninist solli “një luftë globale civile”. Për shumë njerëz sot, terrorizmi ndër-shtetëror është një tjetër lloj lufte civile pa kufij. Ndërhyrjet e huaja duan të thonë se madje edhe konfliktet që nisin brenda kufijve, shpesh kalojnë përmes tyre, me pasoja që ndjehen në të gjithë globin.

Në vitin 2015, 20 nga 50 konflikte të brendshme u shndërruan nga  ndërkombëtarët në luftë civile. Nocioni romak i luftës civile si një plagë që nuk shërohet kurrë përndjek këto konflikte dhe vetë politikën, që në fjalët e Michel Foucault, mbështet luftëra civile me mjete të tjera. Në një epokë të populizmit ndër-shtetëror dhe revoltës anti-globaliste, nocioni rezonon. Domethënia e luftës civile, siç e argumenton Armitage, është po aq e ngatërruar dhe shumëfytyrëshe sa edhe konflikti që përshkruan.

Libri i tij ofron një udhërrëfyes ndriçues përmes kënetës 2 mijë vjeçare dhe mbush mirë shmangien e dyshimtë në literaturën e konfliktit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Bajerni dhe Reali aspak mikpritës, shpërfytyrohet Arsenali, nuk reziston Napoli

Bajerni dhe Reali aspak mikpritës, shpërfytyrohet Arsenali, nuk reziston Napoli

Champions League: momentet kulmore të sfidës mes Realit dhe Napolit në foto

Champions League: momentet kulmore të sfidës mes Realit dhe Napolit në foto

Netanyahu në Uashington: nuk ka mbështetës më të madh për popullin hebre se presidenti Trump

Netanyahu në Uashington: nuk ka mbështetës më të madh për popullin hebre se presidenti Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni