Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Luftë energjetike: gazsjellësi rus i Gjermanisë nxjerr tym në Amerikë

by te Sheshi
04/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Luftë energjetike: gazsjellësi rus i Gjermanisë nxjerr tym në Amerikë

Angela Merkel thotë se gazjellësi “Nord Stream 2) është çështje e Gjermanisë dhe e askujt tjetër.

Ashtu si regjistrimet me vinil dhe jakat e ngritura, edhe grindjet midis Shteteve të Bashkuar dhe Europës në lidhje me energjinë ruse po kthehen prapë në modë. Në fillim të viteve 1980, përpjekjet e Ronald Reganit për të ndaluar një gazsjellës sovjetik që do të sillte gazin siberian në Europë, irrituan gjermano-perëndimorët dhe nxitën francezët të shpallnin fundin e aleancës trans-atlantike.

Grupi i personazheve ka ndryshuar paksa në ditët tona, por shumë nga argumentet mbeten të njëjta. Tek “Nord Stream 2” (NS2), gazjellës i propozuar nga rusët, Gjermania sheh një projekt të respektueshëm që do të ulë kostot e energjisë dhe do të garantojë furnizime të sigurta. Politikanët amerikanë dhe ish-vendet komuniste të Europës Lindore dallojnë një komplot të Kremlinit për të thelluar varësinë e Europës ndaj gazit të lirë rus. Këta e kanë shpallur Gjermaninë pa shtyllë kurrizore.

NS2, mbështetësit e të cilit shpresojnë se do të nisë funksionimin në fund të vitit 2019, do të furnizojë me gaz drejt e nga bregu rus i Balltikut tek porti gjerman i Greifswald, duke dyfishuar Nord Stream 1, gazsjellës ekzistues. Mbrojtësit e projektit ku përfshihet edhe një konsorcium i pesë firmave europiane që do të mbulojnë gjysmën e shpenzimeve të ndërtimit, prej 9,5 miliardë eurosh, thonë se gazsjellësi do të ndihmojë në mbushjen e një boshllëku midis kërkesës stabël të Europës për gaz dhe prodhimit në rënie në Hollandë dhe në detin e Veriut. Qeveria e Gjermanisë, sidomos partia Social-Demokrate, partnerja më e vogël e koalicionit, bashkohet me këtë pikëpamje. (Gerhard Schröder, ish-kancelari social-demokrat i Gjermanisë kryeson bordin e NS2). Ka gjermanë që qetësisht shpresojnë se NS2 do të transformojë vendin e  tyre në një qendër energjetike europiane.

Argumente të tilla u ngjajnë skeptikëve – vendeve si Polonia apo shtetet Balltike, ekspertëve të energjetikës në Komisionin Europian, skifterëve të politikës së jashtme apo një dore renegatësh gjermanë – si miope. NS2, thonë ata, mund të ulë tarifat për gjermanët por i rrit ato për europiano-lindorët edhe më shumë përgjatë zinxhirit. Gazsjellësi minon synimin e deklaruar të Bashkimit Europian për të diversifikuar burimet e tij të energjisë (Rusia llogaritet si burim për 34 për qind të tregut të përgjithshëm të gazit të BE-së, por shumë më tepër në disa vende). Gazsjellësi lejon Gazpromin, gjigandin energjetik të mbështetur nga Kremlini, të anashkalojë gazsjellësat aktualë në Ukrainë, duke i mohuar këtij vendi tarifat e majme të tranzitit. Duke shtrydhur rrugët ekzistuese të furnizimit, NS2 mund ta lëjë Ukrainën gjithashtu, të detyruar të negociojë e përulur e kryearmikun e saj (Kievi nuk ka importuar gaz drejtpëdrejt nga Gazpromi që prej vitit 2015). Gazpromi ka dëshmuar vullnet për të hyrë në luftëra energjetike në të kaluarën. Përse të kontribuosh në arsenalin e tij?

Kësaj përzierjeje të flaktë argumentesh tashmë i është shtuar edhe politika toksike e Amerikës për Rusinë. Më herët, Senati kaloi një project-ligj bi-partizan që, mes të tjerash, do të lejojë Thesarin të ndëshkojë kompanitë e huaja që investojnë në gazsjellësit rusë. (Drafti nuk është kthyer ende në ligj: prêt debatin në Dhomën e Përfaqësueve dhe Donald Trump ende nuk është shprehur). Lëvizja ka vënë në dyshime firmat europiane dhe ka zemëruar disa nga politikanët e Europës. “Furnizimi me energji i Europës është vetëm punë  e saj, dhe jo e Shteteve të Bashkuara”, tërsëlluan ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern, në një deklaratë të përbashkët. Të dy ishin veçanërisht të papajtueshëm me faktin që në draft parashikohet një mundësi për të rritur eksportet amerikane të gazit të lëngshëm duke e bërë përpjekjen për të bllokuar gazin rus një përpjekje në ndihmë të kompanive amerikane të energjisë. Angela Merkel, kancelarja gjermane, la të kuptohej se e mbështeste ministrin e saj.

Koha e zgjedhur për draftin në Senat është e tmerrshme. Më 26 qershor, qeveritë e BE-së nisën të diskutojnë nëse do të lejojnë Komisionin Europian të negociojë kushtet e NS2 drejtpërdrejt me Rusinë. Merkel argumenton se institucionet e BE-së nuk kanë punë të ndërhyjnë në një ndërmarrje pastër tregtare. Por, vende si Suedia apo Danimarka, të cilat duhet të japin pjesën më të madhe të lejeve mjedisore nëse projekti vijon, dëshirojnë që Komisioni të përfshihet në këtë çështje, në mënyrë që ato të mos jenë vetëm përballë Kremlinit. Armiqtë e NS2 si Polonia, mendojnë ta përfshijnë në Komision çështjen si një mënyrë për ta vonuar. Diskutimet do të jenë një test intrigues për aftësinë e Gjermanisë për të imponuar mendimin e saj brenda klubit europian.

Mos e ktheni kokën pas tek Angi

Për vëzhguesit që e shohin Merkelin si kundërshtaren më të madhe europiane të Vladimir Putin, qëndrimi i saj ndoshta përbën gjeagjëzën më të madhe. Kancelarja ndihmon negociatat për marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës. Përkundër opozitës së brendshme dhe të jashtme, ajo mban në rresht sanksionet e BE-së kundër Rusisë për aneksime territory. Strategjia e saj duket si manual lidershipi europian, duke i vendosur interesat gjermane në njërën anë për çështjen më të madhe të unitetit të BE-së dhe rezistencës kundër agresorëve të jashtëm.

Por, mbështetja e heshtur e kancelares, por e qartë për NS2 sugjeron se mund të ketë korrektim të qëndrimit. Angazhimi i saj ndaj Ukrainës nuk ka dyshim, dhe ajo është e zemëruar me gënjeshtrat e Putinit.

Por, Gjermania nuk e ka pranuar kurrë mantelin e lidershipit europian apo global, që shumë do të donin t’ia hidhnin mbi supe, sidomos kur vjen puna për politikat e energjisë. Të jashtmit në këtë skenë, nuk do të habiteshin nëse shihnin të vepronte si çdo vend tjetër europian në favor të konsumatorëve dhe kompanive të veta (dy nga pesë kompanitë investiture të NS2 janë gjermane). Ndërhyrja amerikan vetëm sa mund të forcojë vendosmërinë e Gjermanisë për të mbrojtur interesat e saj tregtare.

Ata që shpresojnë të ngadalësojnë NS2 do të ishte në mirë t’i hidhnin sytë nga Brukseli. Komisioni do të jetë i lumtur të procedojë gazsjellësin përmes burokracisë, nëse qeveritë europiane do t’i jepnin një shans. Truri ligjor i tij thotë se ligji i BE-së për energjinë nuk zbatohet ndaj gazsjellësve jashtë territorit e jashtë tregut të brendshëm. Por, Komisioni nuk e ka qejf NS2 dhe nuk ka besim tek Gazpromi, për të cilin mendon se do të abuzojë me dominimin në treg. “Nëse Gazpromi do të ishte Statoil (kompania norvegjeze e energjisë) ne nuk do të kishim asnjë problem”, tha një zyrtar.

Kështu, NS2-it mund t’i kërkohet ende t’i bindet pjesërisht ligjit të BE-së, përfshirë aty ku kërkohet aksesi i një pale të tretë në gazsjellës dhe transparenca në vendosjen e çmimeve. Ankthet e Ukrainës mund të tejkalohen duke këmbëngulur që Gazpromi të angazhohet në ruajtjen e furnizimit përmes gazsjellësve aktualë edhe pas vitit 2019, kur skadojnë kontratat ekzistuese. Kjo mund të lehtësojë druajtjen se NS2 do të lëjë pjesë të Europës në grepin e rusëve për dekadat e ardhshme. Por, deri atëherë, janë me mijëra gjëra që mund të shkojnë keq…

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Xhon Terry ndërron fanellë pas 22 vjetësh

Xhon Terry ndërron fanellë pas 22 vjetësh

Si të pastrojmë vazot e baltës që kemi në ballkon

Si të pastrojmë vazot e baltës që kemi në ballkon

Shtrëngohet laku për Gruevskin dhe ministrat e tij: u sekuestrohet pasaporta

Shtrëngohet laku për Gruevskin dhe ministrat e tij: u sekuestrohet pasaporta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni