Marina e Shteteve të Bashkuara njoftoi se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, pasi një luftanije është përplasur sot me një anije-çisternë, në pjesën lindore të Singaporit.
Marina tha se luftanija, USS John S. Mçain, u përplas me anijen-cisternë të naftës, Alnic MC, në orët e para të mëngjesit.
“Raportet e para paralajmërojnë se anija, John S. Mçain, ka pësuar dëme”, thuhet në njoftimin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku theksohet se “kërkimi dhe përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në koordinim me autoritetet lokale”.
Ky është incidenti i dytë në të cilin përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor.
Më 17 qershor, shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese, u përplasën në Detin e Japonisë. /tesheshi.com/