Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Lufta s’njeh fe”: Kisha më e vjetër në Gaza, strehim për muslimanë e të krishterë

Frika e At Eliasit se mos Izraeli bombardon dhe Shën Porfirin

by te Sheshi
17/10/2023
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 3 mins read
A A
“Lufta s’njeh fe”: Kisha më e vjetër në Gaza, strehim për muslimanë e të krishterë

Kur një sulm ajror izraelit shkatërroi shtëpinë e Walaa Sobeh dhe pjesën më të madhe të lagjes së saj, kjo  grua muslimane palestineze kërkoi strehim në kishën më të vjetër të Gazës.

Në kishën e Shën Porfirit, ajo gjeti jo vetëm strehë, por edhe ndjenjën e përkatësisë në “një familje”, të bashkuar nga tmerri i bombave që shpërthyen rreth tyre dhe shpresa se ata mund t’u mbijetonin sulmeve izraelite.

Kështu ajo telefonoi të afërmit e tjerë në Gazën veriore dhe u kërkoi atyre të shkonin gjithashtu në kishë. Sobeh dhe familja e saj janë në mesin e qindra palestinezëve të besimeve të ndryshme që kanë gjetur siguri, të paktën tani për tani, në kishë.

Në një kohë kur sulmi i Hamasit më 7 tetor mbi Izraelin dhe bombardimet e mëvonshme të Gazës nga Izraeli kanë ndezur një valë islamofobie në disa pjesë të botës, Kisha Ortodokse Greke është shfaqur si një simbol i një identiteti më të thellë palestinez.

“Këtu jetojmë ditën, nuk jemi të sigurt nëse mund ta mbijetojmë natën. Por ajo që na lehtëson dhimbjen është shpirti i përulur dhe i ngrohtë i të gjithëve përreth nesh”, tha Sobeh. Ajo përshkroi marrjen e “mbështetjes së madhe nga priftërinjtë dhe njerëzit e tjerë në kishë, të cilët pa u lodhur kontribuojnë si vullnetarë ditën dhe natën për të ndihmuar familjet e zhvendosura”.

Deri më tani, kisha u ka shpëtuar raketave izraelite.

“Ushtria izraelite ka bombarduar shumë faltore,” tha At Elias, një prift në Shën Porfir, duke shtuar se “ai nuk është i sigurt që Izraeli nuk do të bombardojë kishën”, edhe pse ajo strehon qindra civilë.

Bombat izraelite goditën disa xhami dhe shkolla, ku strehoheshin njerëz, shtëpitë e të cilëve u hodhën në erë.

Çdo sulm ndaj kishës “nuk do të ishte vetëm një sulm ndaj fesë, që është një akt i poshtër, por edhe një sulm ndaj njerëzimit,” tha At Elias. “Njerëzimi ynë na thërret të ofrojmë paqe dhe ngrohtësi për të gjithë në nevojë.”

E ndërtuar midis viteve 1150 dhe 1160 dhe i emëruar sipas një peshkopi të Gazës të shekullit të 5-të, Shën Porfiri u ka dhënë ngushëllim brezave të palestinezëve në Gaza, veçanërisht në kohë frike.

Dhe ndërsa klithmat e fëmijëve dhe të atyre që janë të shqetësuar duke vazhduar të jetojnë në Gaza nën bombardimet izraelite tani jehojnë nëpër hapësirën që dikur ishte e mbushur me lutje dhe këngë, ka shpresë.

Sot, oborret e lashta të kishës dhe korridoret e mbrojtura ofrojnë strehim si për myslimanët ashtu edhe për të krishterët, “sepse lufta nuk njeh fe“, tha At Elias.

George Shabeen, një i krishterë palestinez dhe baba i katër fëmijëve që u strehua në kishë me familjen e tij, tha se nuk kishin ku të shkonin; rrugët e tyre ishin objektiva të tre sulmeve ajrore izraelite.

“Ardhja këtu na shpëtoi jetën”, tha ai për Al Jazeera. “Gjatë natës ne mblidhemi së bashku, muslimanë dhe të krishterë, të moshuar e të rinj dhe lutemi për siguri dhe paqe.”

Për Sobeh, fakti që familjet e besimeve të ndryshme janë së bashku nën çatitë e kishave mes traumës së bombardimeve është në vetvete një akt rezistence.

“Qëllimi i Izraelit është të shkatërrojë komunitetin tonë dhe të na zhvendosë”, shtoi ajo me një zë që dridhej. “Ndoshta mund të na vrasin. Por ne do të vazhdojmë të jemi së bashku si palestinezë, të vdekur dhe të gjallë, myslimanë dhe të krishterë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shqipëria në OKB abstenon pr/rezolutën ruse për Hamasin

Shqipëria në OKB abstenon pr/rezolutën ruse për Hamasin

Zbulimi i një bukurosheje antike në jugun e Shqipërisë

Zbulimi i një bukurosheje antike në jugun e Shqipërisë

Rabini hebre në Beograd: Nën armë për Hamasin!

Rabini hebre në Beograd: Nën armë për Hamasin!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni