Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

Ç’po ndodhi më VMRO, ku Gruevski në arrati po përplaset me Miskoskin, pasuesin e tij

by te Sheshi
21/09/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

Trazira të rënda po ndodhin në radhët e partisë kryesore opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për shkak të konfliktit mes liderit të kësaj partie të djathtë, Kristian Mickoski, dhe ish-liderit të partisë dhe kryeministrit të vendit për shumë vite. Nikolla Gruevski, i cili përkundër faktit se është i arratisur në Hungari, ende ka ndikim të madh në parti.

Konkretisht, Kristian Mickoski, në një intervistë për gazetën gjermane FAZ, ka akuzuar Nikolla Gruevskin se është në negociata të fshehta me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i jepet amnisti që të mund të kthehet në vend, ku në këmbim të ushtrojë ndikimin e tij mbi partinë opozitare dhe të sigurojë votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së në mënyrë që qeveria të arrijë të sigurojë 2/3 e shumicës në Parlament që kërkohet për ndryshimin e Kushtetutës së vendit për të përfshirë pakicën bullgare të vendit.

Përgjigja ishte e menjëhershme nga Nikolla Gruevski, i cili në një postim në rrjetet sociale i bëri thirrje Kristian Mickoskit që të arsyetojë pretendimet e tij “të pabaza” dhe e akuzoi se po kërkon alibi për të arsyetuar dështimin e mundshëm të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme në vend.

Kristian Mickoski e “goditi” Nikolla Gruevskin dhe në një “përgjigje” edhe në rrjetet sociale e akuzoi atë se po vepron si “kali i Trojës” i qeverisë “të korruptuar” të Partisë Socialdemokrate dhe partisë shqiptare BDI dhe se po kërkon shpërbërjen e VMRO-DPMNE.

Shkak për këtë “konflikt” Mickoski-Gruevski ishte miratimi i fundit nga Kuvendi imaqedonas i ndryshimit të Kodit Penal të vendit, sipas të cilit zvogëlohen dënimet dhe veprat penale në të cilat janë të përfshirë ish-funksionarët e qeverive të vendit (kryesisht VMRO- DPMNE).

Një pjesë e madhe e mediave të Shkupit dhe analistëve politikë vendorë mendojnë se në thelb ky ndryshim i Kodit Penal, i cili u miratua në Kuvend me procedurë emergjente dhe pa asnjë konsultim paraprak, është bërë me qëllim të amnistimit të të arratisurit në Hungari, ish-kryeministri i vendit Nikola Gruevski dhe ish-zyrtarëve të tjerë të qeverisë gjatë administratës së tij, në këmbim të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së për të dhënë pëlqimin e tyre për ndryshimin e Kushtetutës dhe në këtë mënyrë qeveria të sigurojë një shumicë prej 2/3, që është e nevojshme për ta bërë këtë ndryshim.

Por qeveria e Dimitar Kovaçevskit i hedh poshtë këto pretendime dhe deklaron se ndryshimet në Kodin Penal në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me “rastin” e Nikolla Gruevskit.

Nikola Gruevski ishte kryeministër i vendit nga viti 2006 deri në vitin 2016. Në nëntor 2018, ai u arratis në Hungari, ku iu dha azil politik nga aleati i tij politik Viktor Orbán, në mënyrë që të shmangte vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për korrupsion gjatë kohës së tij si kryeministër. Ndërkohë ndaj tij janë finalizuar edhe disa vendime të tjera për dënime shumëvjeçare. Gruevski, para arratisjes në Hungari, “siguroi” që “i besuari” i tij Kristian Mickoski të zgjidhej lider i ri i VMRO-DPMNE-së, duke nxitur zemërimin e “delfinëve” të tjerë të partisë.

Sipas të gjitha sondazheve të opinionit, VMRO-DPMNE nacionaliste është fort përpara Partisë Social Demokratike në pushtet me një diferencë të madhe. Megjithatë, konflikti “top” midis Gruevskit dhe Mickoskit mund të ketë ndikim në popullaritetin e partisë opozitare.

Mundësia e ndryshimit të Kushtetutës, bazuar në një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me qëllim përfshirjen e minoritetit bullgar që jeton në vend, ka më shumë se një vit që shkakton dridhje dhe konfrontime në Shkup.

Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE për tre vjet për shkak të dallimeve të hapura etnike, gjuhësore dhe historike midis dy vendeve, gjë që ka ngjallur reagime të forta nga Shkupi.

Megjithatë, në verën e vitit 2022, të dy vendet arritën një marrëveshje, bazuar në një propozim të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Sofja do të hiqte veton e saj për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shkupit me BE, me kusht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ndryshojë Kushtetutën e saj, me përfshirjen në të të popullit bullgar që jeton në vend. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

UNESCO: Vende të vuajtjeve njerëzore, në Listën e Trashëgimisë Botërore

UNESCO: Vende të vuajtjeve njerëzore, në Listën e Trashëgimisë Botërore

Shkrimtarë amerikanë, padi ndaj OpenAI

Shkrimtarë amerikanë, padi ndaj OpenAI

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni