Lufta ndaj informalitetit që po zhvillohet në mbarë vendin nuk e ka kursyer as qendrën e Tiranës, e as qendrën Taiwan në Parkun Rinia.
Autoriteti i hetimeve tatimore u ka vënë shiritin e verdhë dyerve të kompleksit, përfshirë kafenesë, restorantet dhe kazinosë. Sipas të dhënave nga inspektorët, nga hetimet ka dalë se qendra Taiwan nuk përdor kuponin tatimor, gjë që dëmton arkën e shtetit.
Qeveria ka ashpërsuar masat në pikat turistike më të frekuentuara për të sjellë në vijë detyrimet e bizneseve ndaj shtetit dhe konsumatorëve.
Dje në Tiranë u gjobit edhe një prej hoteleve më të njohura, “Rogner”, pasi nuk kishte lëshuar kupon fiskal për të gjitha ambientet. /tesheshi.com/