Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lufta kulturore: “amerikanizimi” i Britanisë pas largimit nga Bashkimi Europian

by te Sheshi
11/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Lufta kulturore: “amerikanizimi” i Britanisë pas largimit nga Bashkimi Europian

Brexit mendohej se do ta lejonte Britaninë të ishte Britani. E shkëputur nga Bashkimi Europian, rraca e saj do të rizbulonte gjeninë e lindur e do të përqafonte një përzjerje unike nacionalizmi dhe globalizmi. Në fakt, zgjedhjet e para pas Brexit sugjerojnë se po ndodh diçka e ndryshme: e ndarë dhe e tronditur nga Brexit, Britania po kthehet në një Amerikë.

Përgjatë 30 vjetëve të fundit, politika amerikane është shndërruar nga politikë bazuar tek klasat shoqërore,  në politikë konceptesh. Në vitet 1970,  republikanët ishin gjerësisht parti e të pasurve dhe demokratët në ngjitje ishin partia e punonjësve. Pas kësaj, vlerat morën përparësi ndaj klasave.

Ronald Regani solli demokratë të klasës punëtore në partinë Republikane duke e vënë theksin tek vlerat tradicionale. Xhorxh H.Ë Bush përdori “tre G-të” – Zoti,  armët dhe homoseksualët – për të përforcuar ndikimin mbi votuesit e klasës punëtore. Nën presidencën e tij, Amerika hyri në një luftë kulturore në shkallë të gjerë: republikanët mblodhën së bashku një koalicion evangjelistësh, konservatorësh të klasës punëtore dhe njerëzish të biznesit dhe demokratët u kundërpërgjigjën me një koalicion punonjësish të arsimuar, minoritetesh etnike dhe liberalësh socialë.

Ndasia kulturore u ushqye nga një ndasi breznish: votuesit më të rinj, sidomos gratë e pamartuara, u orientuan drejt demokratëve. Por, ndasia kulturore u ushqye edhe nga ndasitë rajonale. Partia Republikane lulëzonte në provinca (periferitë dhe Amerikën rurale) ndërsa partia Demokratike përparonte në qytete. Ekzistonte gjithashtu edhe një ndasi në rritje midis brigjeve demokrate dhe territorit të brendshëm të kontinentit, që prirej nga republikanët, sikundër jugu ishte republikan dhe veri-lindja demokrate.

Këto zgjedhje sugjerojnë se Britania po lëviz me shpejtësi në të njëjtin drejtim. Po të shohësh në hartën e rezultateve përmes prizmit të klasave, panorama është e mjegullt. Konservatorët janë mbajtur mirë në territoret e brendshme të pasura dhe në zonat rurale. Ata kanë humbur zona të tjera të pasura në qytete, si në Battersea në Londër. Gjithashtu, ata kanë rritur pjesën e tyre të votave në disa zona të klasës punëtore, dhe kanë marrë disa vende tradicionalisht të laburistëve.

Partia Laburiste ka bërë avancime të forta në disa vende të pasura: Londër dhe disa qytete të tjera, sidomos në qyteza universitare, ndërsa ka pasur një performancë më të përzjerë në zonat e klasës punëtore.

Po të shohësh rezultatet përmes prizmit të vlerave dhe zgjedhjet kanë kuptim. Konservatorët kanë qenë partia e vlerave britanike të modës së vjetër: patriotizmit, vetë-përcaktimit dhe dyshimit ndaj të huajve  – sidomos kur ata përpiqen t’u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë. Këto vlera kanë bashkuar njerëzit e klasës së mesme me shtresat më të vjetra të klasës punëtore në veriun post-industrial. Laburistët, ndërkohë, kanë qenë partia e vlerave  kozmopolite: multi-kulturalizmi, mëshira, mos-pëlqimi ndaj Brexit. Këto vlera kanë bashkuar njerëz që përndryshe do të kishin shumë pak të përbashkëta: muslimanë të përkushtuar, si në Perry Barr apo Birmingam, studentë në nevojë në Njukastëll, avokatë milionerë të të drejtave të njeriut e shoferët  e trenave në Dagenham.

Ndasia për shkak të vlerave ku bazohen njerëzit, është gjithashtu edhe një ndasi rajonale. Partia Laburiste ka lulëzuar në qytetet e mëdha. Partia e Jeremy Corbyn është mbi të gjitha partia e Londrës: Corbyn përfaqëson veriun, ish-sekretaren Emily Thornberry.

Në të njëjtën kohë, vërehet një tërheqje e konservatorëve:  sekretarja për Asimin u rrudh nga 10 mijë vota në 1 mijë, ndërsa sekretarja e Thesarit humbi vendin e saj të përfaqësimit në Battersea. Por, edhe nëse janë tërhequr në metropole, konservatorët kanë marrë disa vende të paparashikuara në Britaninë pas-industriale.

Rritja e ndikimit të vlerave politike është plot me paradokse të pakontrolluara. Partia Konservatore llogariti se ky lloj i ri politike do të favorizonte të djathtën –Theresa May qëllimisht trazoi kazanin duke deklaruar në konferencën e partisë Konservatore në vitin 2016 se: “Nëse besoni se jeni qytetar i botës, jeni qytetar i askundit. Ju nuk kuptoni se çfarë do të thotë vetë fjala ‘qytetar’”.

Nicholas Timothy, një nga shefat e saj të stafit dhe guruja politike, besonte se konservatorët do të fitonin tek votuesit e klasës punëtore duke folur për vlerat tradicionale dhe patriotizmin. Partia nuk mundi të dallojë se të folurit për “qytetarë të askundit” mund të zmbrapste më shumë votuesit e klasës së mesme, sesa të tërhiqte ata të klasës punëtore. Partia Laburiste drejtohet nga dy marksistë: Corbyn dhe John McDonnell, kancelari i tij në hije të cilët besojnë në interpretimin materialist të historisë. Megjithatë, ata tashmë drejtojnë një koalicion votuesish që përcaktohet gjerësisht nga vlerat e përbashkëta.

Vlera e asgjësë

Fakti që këto ishin zgjedhje bazuar mbi vlerat, nënvizohet nga një prej shumë çudirave të garës: mungesës së ndonjë roli për biznesin. Biznesi, tradicionalisht, ka qenë një nga mbështetësit më besnikë të partisë Konservatore. Konservatorët e mbajnë veten si partia e biznesit, duke u mburrur me të dhënat për taksa të ulëta, krijimin e vendeve të punës dhe rregullat e lehtësuara dhe komuniteti i biznesit përgjigjet duke i mbështetur fuqishëm.

Jo këtë herë. Konservatorët morën hua pjesën më të madhe të ideve të Ed Miliband, nga programi laburist i vitit 2015, përfshirë edhe vendosjen e kufizimeve për çmimet e energjisë, caktimin e punonjësve në bordet drejtuese  dhe nivel tavan për rrogat e drejtuesve.

Mënjanimi tronditës i “qytetarëve të askundit” nga ana e May drejtohej më shumë se për këdo tjetër, për turmat e Davosit. Biznesi mbeti pak a shumë në heshtje – pjesërisht se padyshim, askujt nuk i pëlqen të hidhet mënjanë nga ish-aleatët, por më e rëndësishmja për shkak se biznesi britanik ndjehet thellësisht i shqetësuar nga Brexit. Këmbëngulja e May që emigracioni mund të reduktohet me dhjetëra mijë, ndërkohë që “më mirë pa marrëveshje sesa me marrëveshje të keqe” kërcënon  të ngrejë një hendek midis partisë Konservatore dhe mbështetësit të saj më besnik.

Politika e vlerave mund të jetë ngazëlluese. Vlerat trazojnë emocionet në mënyra që çështjet teknokrate nuk e bëjnë kurrrë. Por, mund të jetë edhe e rrezikshme. Shembulli i politikës amerikane përgjatë disa dekadave të fundit është depresiv. Lufta kulturore e ka ndarë vendin në tribu që nuk duan të flasin me njëra-tjetrën. Kjo e ka bërë gjithçka më të vështirë – dhe ndonjëherë të pamundur – sidomos në adresimin e çështjeve urgjente si buxheti. Dhe ka sjellë një rënie në cilësinë e jetës politike: entuziazmi i partisë Republikane për të përdorur çështje kulturore në rekrutimin e votuesve të klasave të ulëta ka sjellë padyshim Donald Trump, një president që harliset mbi ndasitë e vendit dhe u shkon pas qejfit demagogjive të pavlera. Britania po ndërmerr hapat e vet të parë drejt një rruge të rrezikshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Izraelitët prezantojnë risinë, tashmë celularët do të karikohen për 5 minuta

Izraelitët prezantojnë risinë, tashmë celularët do të karikohen për 5 minuta

Rama, premtim alla Kadri Veseli: do rrisim rrogat 40 për qind

Rama, premtim alla Kadri Veseli: do rrisim rrogat 40 për qind

Askush si ai në Roland Garros: trofeu i turneut për herë të dhjetë në duart e Nadal-it

Askush si ai në Roland Garros: trofeu i turneut për herë të dhjetë në duart e Nadal-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni