Vettingu shkarkoi nga detyra prokurorin Artur Selmani, i njohur dhe njeriu nga radhët e drejtësisë, i cili tha se kishte fituar 10 mijë euro në lloto-sport.
Kjo ka ndodhur sipas tij 10 vite më parë dhe ai kërkoi falje për mossqarimin e këtij fakti, edhe pse ligji nuk ia ndalonte.
Gjithsesi, kjo i kushtoi Selmanit largimin nga detyra.
I shkarkuari tjetër nga detyra është Luan Dervishi, kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Edhe atij iu evidentuan probleme me pasurinë, pasi nuk justifikonte blerjen e një shtëpie 30 mijë euro. /tesheshi.com/