Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu ka uruar shqiptarët në kuadër të ndërrimit të viteve, ndërsa e ka cilësuar këtë si një vit sfidues dhe shpërblyes nga ana profesionale.
“Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi.
Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar”,- shkruan Ambasadori Lu në kartolinën e tij të urimit./tesheshi.com/