Në daljen e radhës para medias, ambasadori Lu ka patur tjetër gjuhë nga ajo e ditëve më parë kur denoncoi krimin e mafian shqiptare të lidhur me politikën. Ai ka komplimentuar qeverinë, të cilën opozita e quan “të krimit”, teksa ka qenë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara, ushtrisë shqiptare nga ajo amerikane. Lu rezervoi një “ju lumtë!”, dhe ja për çfarë:
“Ushtarët dhe marinarët shqiptarë janë heronj të vërtetë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, kur marinarët shqiptarë në anijen Oriku shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë përfshirë edhe 39 fëmijë.
Anija Oriku ka shërbyer në operacionin detar të NATOs në detin Egje vitin e kaluar. Gjatë kësaj kohe ata shëptuan jetën e më shumë se 800 personave.
Si aleati juaj i NATO-s jemi krenarë të shohim ministren tuaj të re të Mbrojtjes dhe shefin e shtabit të investojnë për të ardhmen e FA.
Ata investojnë fonde, për herë të parë që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009. Po shohim një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes. Mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet. Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës, e presidentit e kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë!
Sakaq, Lu ka paralajmëruar një vizitë së shpejti të ministres Xhaçka në Pentagon. /tesheshi.com/