Një puthje në ballë mes kandidatësh të LSI-së në Vlorë u shënua këtë të shtunë, pikërisht në qytetin bregdetar, ku Luan Rama, numri 1 në listë, e bëri këtë gjest ndaj asaj për të cilën LSI ka bërë thirrje së fundit që të votohet, nr. 2 Grijseda Myslimi, pasi Rama(Luan) konsiderohet si ka tradhëtuar kauzën.
“Duan të na përçajnë…”, i tha ky i fundit kandidates së re, duke shtuar se “LSI nuk është një forcë emrash por zemrash”.
Nuk dihet realisht se pse lidershipi i LSI është krisur me Luan Ramën që kryeson listën e Vlorës, deri në pikën që dhe Meta, edhe pse president, të stacionohet në Vlorë për të bërë fushatë për LSI-në, një veprim që tashmë s’përbën lajm. /tesheshi.com/