Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj për… bujqësinë.
Letra e dytë e Vasilit vjen dy javë pasi i kishte shprehur shqetësimet e tij dhe nuk kishte marrë përgjigje.
Vasili kërkon zgjidhje urgjente të problemit, pasi dëmtohen fermerët dhe grumbulluesit. Ai ka denoncuar sjelljen e autoriteteve maqedonase ndaj produkteve shqiptare, duke penguar qëllimisht hyrjen e tyre. Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të LSI-së kërkon shitjet me para “cash”, që nuk parashihet aktualisht nga ligji, dhe e fundit, kërkohet një shërbim doganor 24 orë.
“Moszgjidhja e këtyre problemeve do të shkaktonte një dëm tepër të madh në të ardhurat që mijëra familje fermere presin me padurim e që lidhen me mbajtjen në këmbë të familjeve të tyre”, shprehet Vasili në letrën e tij. /tesheshi.com/