Mazhoranca është kthyer në një trup politik të çalë. Edhe seancën e djeshme aleanca PS-LSI nuk ka funksionuar si koalicion por thjesht si një qeveri.
Deputetët e Ilir Metës janë futur në Kuvend vetëm për të votuar emërimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë, ndërkohë që nuk janë votuar sërish 2 ligjet e vendosura në rendin e ditës që kërkojnë 84 vota.
Vetë Kryeministri Edi Rama mungoi pasi ishte për vizitë në një land të Gjermanisë.
/tesheshi.com/