Në një aktivitet të LSI-së, kreu i saj, znj. Kryemadhi, nuk e kurseu Ramën dhe nga cilësimi “i çmendur”, teksa lëshoi akuza të ashpra ndaj tij, me në qendër cështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm, të cilin opozita pritet ta kundërshtojë fuqishëm të hënën dhe me një protestë para parlamentit.
“Duke filluar që nesër me grupin parlamentar për të mos lejuar që nesër të ndodhi kjo shkelje e Kushtetutës që është një instrument që ruan balancat dhe që vendos midis mazhorancës dhe opozitës. Nëse kjo Kushtetutë do të shkelet nga mazhoranca dhe nuk kishte se si mund të ndodhte ndryshe. Kjo mazhorancë ka dalë me votat e drogës dhe votat e krimit. Ne si grup parlamentar, jemi shumë të qartë për të mos e lejuar këtë proces në këtë seancë dhe më tej kërkojmë përkrahjen e të gjithë atyre që nuk duan t’i nënshtroheni një njeriu që është i çmendur. Përveç problemeve mendore, ky njeri ka probleme me sjelljen e tij sepse është një njeri i kapur nga krimi i organizuar”, tha Kryemadhi. /tesheshi.com/