Hetuesit britanikë thanë se kishin identifikuar një nga dy të dyshuarit për helmimin e ish-agjentin rus Sergey Skripal e vajzëz së tij Julia, që sipas tyre ëshrë një kolonel i shquar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU.
Ata thanë se i dyshuari i cili hyri në Britaninë të Madhe si Ruslan Boshirov, ishte në të vërtetë koloneli Anatoly Cheep, i cili mori titullin më të lartë rus në 2014, “Heroi i Rusisë”.
Britania ka akuzuar Boshirovin dhe Aleksander Petrovin si autorët e tentativës së vrasjes në Salisbury më 4 mars. Londra tha se sulmi u miratua nga shteti rus, por që Moska e kundërshton ashpër.
Të dy rusët u shfaqën në televizionin RT ku thanë se ishin si turistë në Salisbury dhe nuk kishin të bënin me helmimin e Skripalëve, babë e bijë. /tesheshi.com/