Layla Moran, përfaqësuesja e parë britaniko-palestineze në Dhomën e Ulët të Parlamentit, dërgoi projektligjin për njohjen zyrtare të një shteti palestinez.
Deputetja liberale tha se ishte shumë krenare që u zgjodh si përfaqësuesja e parë palestineze në Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar: “por mbetet fakt që Britania nuk e ka njohur zyrtarisht Palestinën si një shtet dhe unë besoj se kjo është diçka që duhet të ndryshohet”, tha Moran.
Ajo shtoi se ajo ishte e befasuar nga përparimi i bërë nga qeveria konservatore në drejtim të njohjes së shtetit të Palestinës.
“Unë jam për një zgjidhje të dyanshme, por derisa të njihet shteti palestinez, dy aktorë nuk mund të ulen në tryezë si partnerë të barabartë”, tha ajo.
Ajo theksoi se është në dijeni se vendimi i Britanisë së Madhe për të njohur shtetin e Palestinës nuk do të ishte një zgjidhje e mjaftueshme, duke theksuar se një procedurë e tillë e iniciuar është gjithsesi një shkëndijë shprese në zemrat e palestinezëve në mbarë botën.
“I inkurajoj të gjithë ata që besojnë në një paqe mes Izraelit dhe Palestinës, të cilët besojnë në zgjidhjen me dy shtete, që ta mbështesin këtë projekt-ligj, që pra Britana ta njoh Palestinën si shtet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Moran.
Deri më tani, vetëm 137 nga 193 Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Palestinën. /tesheshi.com/