Derisa në zgjedhjet parlamentare kosovarët kanë mundur të votojnë me kusht edhe jashtë komunave ku janë regjistruar si votues, e njëjta nuk është e mundur edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se votimi me kusht në këto zgjedhje është i mundur, por vetëm brenda komunës, aty ku qytetari është votues.
“Në zgjedhje lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore, dhe nuk është sikur në zgjedhjet parlamentare ku e gjithë Kosova është një zonë e vetme zgjedhore”, ka deklaruar Elezi. /tesheshi.com/