Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lojtarët kyçë dhe vatrat e konfliktit: si po e trazon rajonin largimi Trump nga marrëveshja me Iranin

by te Sheshi
10/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Lojtarët kyçë dhe vatrat e konfliktit: si po e trazon rajonin largimi Trump nga marrëveshja me Iranin

Vendimi për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin rrit tensionet në një rajon që edhe kështu, është i përfshirë në konflikte të panumërta e të ndërthurura.

Brenda 24 orëve nga njoftimi i presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara po braktisnin marërveshjen historike të vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit, si Damasku ashtu edhe Riadi përjetuan sulme raketore. Analistët ushtarakë kanë paralajmëruar se duke u larguar nga marrëveshja, veprimi amerikan do të shërbente për të izoluar Teheranin në një kohë kur ai është angazhuar në një numër konfliktesh në gjithë Lindjen e Mesme.

Izraeli që pushtoi një zonë malore nga Siria në vitin 1967, vendosi trupa në këtë zonë duke ndezur sinjalet e alarmit për shkak të frikës se mund të shënjestrohej nga forcat iraniane që operojnë përgjatë kufirit. Baza ajrore më e madhe siriane, T-4 besohet se është fokusi i pranisë së dronëve të Iranit në fqinjen e saj arabe. Në Idlib është përjetuar gjakderdhje ndërsa avionët sirianë dhe rusë kanë bombarduar pozicionet e mbajtura nga kryengritësit. Një koalicion që drejtohet nga sauditët po lufton me aleatët e Iranit, lëvizjen Huthi në jemen, duke e shndërruar pak e nga pak konfliktin fatal civil në një luftë mes rivalësh rajonalë.

Ka lojtarë kyç në rajon, dhe objektivat dhe zonat e tyre të ndikimit janë vatrat më të mundshme ku veprimet e presidentit Trump mund të nxisin dhunë.

Irani

Irani është akuzuar nga armiqtë e tij se po përpiqet të krijojë rritje të ndikimit në një zonë që zgjatet nga kufiri i vet drejt Mesdheut, përmes aleatëve në Irak, Siri dhe Liban, ku ndihmësit e tij, Hezbollahët, kanë konsoliduar pushtetin. Në fazat e hershme të luftës civile shtatëvjeçare në Siri, shiitët e Iranit dërguan këshilltarë taktikë për të mbështetur presidentin Bashar al-Assad. Që prej asaj kohe, Teherani e ka pozicionuar ushtrinë e vet në këtë vend, duke dërguar operatorë dronësh dhe luftëtarë nga trupa e Rojeve Revolucionare. Në shkurt, Izraeli tha se kishte rrëzuar një dron Iranian që kishte depërtuar në hapësirën e tij ajrore.

Izraeli

Kryeministri izraelit ka qenë një prej kritikëve më të furishëm të marrëveshjes me Iranin dhe besohet se ka ndihmuar të bindë presidentin amerikan, Donald Trump të tërhiqet prej saj, duke përdorur paraqitje të thjeshta e teatrale. Benjamin Netanjahu ka paralajëmruar për një luftë të pashmangshme me Iranin, duke e akuzuar krye-armikun e vet se po përpiqet të vendosë prani të përhershme ushtarake në Siri.

Por, ndërkohë që paralajmëron vazhdimisht për komplote të Iranit për të sulmuar, është Izraeli që duket se kryeson në këtë drejtim me disa sulme të raportuara mbi forcat e Teheranit në Siri, këtë vit. Pak pas njoftimit të Trump se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja me Iranin, media shtetërore siriane tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dy raketa izraelite.

Arabia Saudite

Arabia Saudite është mbërthyer në disa luftëra rivale në Lindjen e Mesme me Iranin, të cilat për një kohë të gjatë ishin përqëndruar në Siri, ku dy shtetet më të fuqishme të rajonit shfrytëzuar ndasitë sektariane suni-shiite. Në vitin 2015,  Arabia Saudite me dominim sunit dhe një aleancë shtetesh muslimane ndërhynë në luftën civile të Jemenit. Vitin e kaluar, militantët Huthi të mbështetur nga Irani nisën të qëllojnë raketa ndaj Riadit, duke sjellë luftimet në kryeqytetin e mbretërisë, ndërsa dy raketat më të fundit u raportuan të mërkurën. Si pjesë e përpjekjes së tij anti-Iran, lidershipit saudit ka mirëpritur lëvizjen e Trump për të rivendosur sanksione ndaj Iranit.

Siria

Lufta civile siriane ka shkatërruar vendin ndërsa fuqitë botërore kanë kryer lëvizje në mbështetje të fraksioneve të opozitës për t’i kontrolluar ato. Në fushatën e vet për të zmbrapsur atë që e sheh si ndikim saudit, Irani e ka përcaktuar veten si një lojtar kyç në luftë, duke operuar kryesisht përmes milicive pro-Asad që janë shpërndarë në të gjithë shtetin e dërrmuar. Izraeli thotë se Irani ka rekrutuar me dhjetëra mijë luftëtarë shiitë në Siri.

Libani

Grupi militant dhe politik i Hezbollahëve në Liban prej kohësh ka qenë vegël e padronit të tij, Iranit për të zbatuar axhendën shumë përtej kufijve të vet. Izraeli dhe Hezbollahët luftuan për një muaj në vitin 2006 dhe zyrtarë të mbrojtjes izraelite kanë paralajmëruar se Irani po dërgon raketa për grupin me anë të një rruge tokësore përmes Sirisë.

Jemeni

Arabia Saudite dhe kundështarët e saj në Jemen, lëvizja e armatosur Huthi janë në një luftë trevjeçare që ka nxitur një prej krizave më të rënda humanitare në botë. Një koalicion i drejtuar nga sauditët, mbështetur nga britanikët dhe amerikanët, ka nisur sulme ajrore që kanë vrarë me dhjetëra civilë. Irani nuk e pohon përfshirjen e drejtëpërdrejtë në Jemen, por besohet gjerësisht se është në mëbshtetje të lëvizjes Huthi. Të mërkurën, Arabia Saudite dhe rrebelët Huthi qëlluan një raund raketash mbi Riad që u interceptuan mbi kryeqytetin e vendit.

Iraku

Duke armatosur dhe trajnuar me mijëra militantë shiitë në Irak, Teherani ka kërkuar të zmbrapsë luftëtarët e ISIS të cilët morën në kontroll pjesën më të madhe të vendit të shkatërruar nga konfliktet në vitin 2014. Këto fraksione mbeten të armatosura dhe të fuqishme në Irak, ndërsa Teherani kërkon të përkrahë qeverinë e brishtë të vendit.

Turqia

Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdoğan tha se Shtetet e Bashkuara do “të humbisnin në fund” nga tërheqja prej marrëveshjes historike bërthamore me Iranin e vitit 2015, dhe paralajmëroi se lëvizja e Trump mund të krijonte “kriza të reja në rajon”. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara tashmë janë dëmtuar edhe nga mbështetja amerikane ndaj milicive kurde brenda Sirisë me të cilat Ankaraja lufton. Një zëdhënës i Erdoganit paralajmëroi pak pas njoftimit të Trump, se veprimet e presidentit amerikan do të shkaktonin “paqëndrueshmëri dhe konflikte të reja”.

Katari

Izoluar mes vendeve të Gjirit, Katari është përplasur me shtetet e tjera arabe. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti vendosën sanksione ekonomike dhe bojkot diplomatik mbi vendin e vogël e të pasur të rajonit, duke e akuzuar atë se mbështet militantët ekstremistë dhe se e kishte rreshtuar veten me Iranin. Katari i mohon akuzat, por marrëdhëniet me fqinjët mbeten të tensionuara dhe vendi ka rikthyer lidhjet diplomatike me Teheranin.

 Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
U konvertua politikisht, Shpend Ahmeti lë të hapur bashkëpunimin me Vetëvendosjen

U konvertua politikisht, Shpend Ahmeti lë të hapur bashkëpunimin me Vetëvendosjen

Aksident “i ëmbël”, 12 ton çokollatë përmbyten në autostradë

Aksident "i ëmbël", 12 ton çokollatë përmbyten në autostradë

Menduh Thaçi nuk pranon të gjykohet “maqedonisht”

Menduh Thaçi nuk pranon të gjykohet “maqedonisht”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni