Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Lojrat politike” tek Liqeni, Shoqëria Civile: PD na mori kauzën e protestës

by te Sheshi
22/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
“Lojrat politike” tek Liqeni, Shoqëria Civile: PD na mori kauzën e protestës

Nga Eva Gjura

Protesta ndaj Bashkisë së Tiranës për të mos lejuar ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial, ka sjellë përplasje mes Shoqërisë Civile dhe Partisë Demokratike. Shoqëria Civile është shprehur e revoltuar se PD ju ka marrë kauzën e protestës duke e kthyer nga kauzë shoqërore, në politike.

Pak ditë më parë, kjo protestë u nis me vendosmëri nga Shoqëria Civile, e cila protestonte me forcë kundër ndërtimit të këtij një parku lojërash, me argumentin se nuk duhet të shkatërrohen edhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë mbetur dhe se bashkia nuk ka një leje për zhvillimin e këtyre punimeve.

Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, protesta do të vijonte deri në tërheqjen e bashkisë. Në vijim të kësaj proteste, të hënën sot janë mbledhur sërish qytetarë të ndryshëm të Tiranës para institucionit të Bashkisë duke vijuar protestën, e cila më pas u spostua tek Parku i Liqenit Artificial.

Por ndryshe nga sa ishte lajmëruar, në krye të protestës së sotme nuk ishte Shoqëria Civile, por deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët ju kërkonin qytetarëve të mos lejojnë ndërtimin e këtij parku. Gjithashtu, edhe tek Parku i Liqenit Artificial, protesta është udhëhequr po nga deputetët e Partisë Demokratike.

1430565941sazanguri

“Tesheshi.com” kontaktoi drejtues të Shoqërisë Civile për t’i pyetur pse nuk ishin ata në krye të nismës, protestës që kanë ndërmarrë ndaj bashkisë së Tiranës. Ambientalisti Sazan Guri në një prononcim për ‘tesheshi.com”, u shpreh i revoltuar se Partia Demokratike po përdor politikisht kauzën e Shoqërisë Civile.  “Unë isha në protestë si qytetar në respekt të kauzës. Ne si Shoqëri Civile nuk ishim në ballë të saj, pasi Partia Demokratike na mori kauzën tonë duke e përdoruar atë politikisht.  Ne si shoqëri civile e diskutuam edhe me kolegë të tjerë dhe vendosëm të mos jemi protagonistë të saj kur protesta drejtohet nga një forcë politike.  Ne nuk kemi punë me partitë politike. Pas rrëmbimit të kauzës sonë mbetet që ta vazhdojmë protestën në një ditë tjetër”, u shpreh  z. Sazan Guri.

Më tej, ai thekson se, “forcat politike na i ngatërrojnë punët, nuk kemi eksperienca politike dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk mund të jemi pjesë e lëvizjeve politike”. Gjithashtu, z. Guri shton se Shoqëria Civile do të organizojë një tryezë informimi për të treguar qetësisht dhe publikisht të gjitha shkeljet, procedurale që ka bërë Bashkia e Tiranës në lidhje me këto punime tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

20160222_103516_resized

Protesta e PD-së: vezë dhe domate ndaj bashkisë

Rreth orës 10:10 minuta të mëngjesit të ditës së hënës, me dhjetëra qytetarë  janë mbledhur para institucionit të Bashkisë së Tiranës për të protestuar ndaj ndërtimit të një parku lojërash për fëmijë në zonën e Liqenit Artificial. Protesta është drejtuar nga zyrtarë të lartë dhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët i kanë kërkuar kryetarit Veliaj të tërhiqej nga vendimi i dhënë.  Për rreth 30 minuta qytetarët kanë hedhur vezë, domate, e fruta të ndryshme ndaj institucionit të bashkisë, duke thirrur njëzëri që kryetari Veliaj të largohet nga posti ku është zgjedhur.

pensionisti (1)

Amullia e protestës

Në një protestë jo çdo gjë shkon ashtu siç e ke parashikuar, ose më saktë jo të gjithë mblidhen për të njëjtin hall. Kishte nga ata që protestonin për Parkun e Liqenit, të tjetër ankoheshin për taksat e larta, një tjetër për mungesë investimesh, por ka edhe zëra kundër. Një pensionist është ngjitur në podiumin  e improvizuar para hyrjes së bashkisë së Tiranës dhe ka nisur të hedhë thirrje kundër Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Berisha.  “Sala e ka pasur këtë vend për 23 vjet, mjaft më, duhet të ikë”, është shprehur pensionisti, por nuk ka mundur ta mbarojë mendimin e tij, pasi organizatorët e protestës i kanë hequr mikrofonin dhe e kanë larguar nga podiumi.

 20160222_114356_resized

Protesta  tek liqeni

Pas protestës tek godina e Bashkisë së Tiranës, deputetët  e PD-së ju kanë bërë thirrje protestuese që t’i drejtohen Parkut të Liqenit Artificial për të mos lejuar zhvillimin e punime me tej. Turma është drejtuar pa u menduar gjatë drejt parkut të liqenit dhe i gjithë rrugëtimi i saj është shoqëruar nga uniformat e policisë, të cilët në distancë kanë kontrolluar mbarëvajtjen e protestës. Tek Parku i Liqenit ndodheshin forca të shumta të policisë, por ato nuk kanë ndërhyrë në momentin që protestuesit u drejtuar rreth gardhit që rrethonte zonën e punimeve për ta prishur. I pari që ka tentuar të prishë rrethimin ishte deputeti i PD-së, Gerti Bogdani dhe më pas shumë protestues të tjetër. Brenda pak minutash, gjithë gardhi rrethues ka qenë i shkatërruar. Forcat e policisë kanë ndjekur nga afër këtë protestë, por nuk kanë ndërhyrë, as në momentin kur disa protestues me urdhër të deputetëve  dhe zyrtarëve të lartë të PD-së nisën të shkatërrojnë disa fadroma që ndodheshin në zonën e punimeve.

20160222_112340_resized

Simbolika e mbjelljes së pemëve

Ndërsa në të gjithë zonën protestuesit po shkatërronin rrethimin e bërë nga Bashkia e Tiranës,  Jamarbër Malltezi, i njohur si dhëndër i Berishës, si  dhe disa funksionarë të tjerë të PD-së, me  lopata në duar kanë hapur disa gropa duke mbjellë fidanë të ndryshëm.  Mbjellja është bërë në zonën ku bashkia kishte planifikuar për të ndërtuar këndin e lojërave. Sipas z. Malltezi, PD  është për ndërtimin dhe mbjelljen e pemëve dhe jo shkatërrimin e zonës siç po kërkon të bëjë Bashkia e Tiranës.

20160222_112435_resized

Mode dhe klas në kodrat e liqenit

Por protesta ka edhe anën e saj të bukur. Zyrtare të larta të PD-së dhe deputete të kësaj force politike duket se kishin ngatërruar sallën e Kuvendit me livadhin e liqenit. Ndryshe nga protestuesit që kishin veshur atlete dhe xhinse dhe mbanin në dorë pankarta e dërrasa duke prishur vendin e punimeve, zonja të nderuar të selisë blu ishin të krehura dhe të kapërdisura në majë të takave duke protestuar në mes të baltës, në parkun e liqenit. Edhe ato ishin të vendosura na kauzën e tyre  për të mos lejuar ndërtimin e këndit të lojërave nga Bashkia e Tiranës. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Politikë

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Next Post
Ziko: Nejmar është gati për të qenë më i miri në botë

Ziko: Nejmar është gati për të qenë më i miri në botë

Këndi te parku i liqenit, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: Pseudoprotestë vandale e PD-së

Këndi te parku i liqenit, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: Pseudoprotestë vandale e PD-së

Londra heq shenjat anti-izraelite

Londra heq shenjat anti-izraelite

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni