Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Loja e gënjeshtrave: lehtësia “e papërballueshme” e ndërhyrjes ruse në demokracitë perëndimore

by te Sheshi
27/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Loja e gënjeshtrave: lehtësia “e papërballueshme” e ndërhyrjes ruse në demokracitë perëndimore

Në fund të viteve 1980, Mikail Gorbaçov ndërmorri Perestrojkën, pajtimin e Rusisë me Perëndimin. Ishte e mundshme të besoje se palët do të hiqnin dorë nga dëmtimi i tjetrit me gënjeshtra dhe teori konspirative të Luftës së Ftohtë. Me paditjen e 13 rusëve, këtë 16 shkurt nga këshilltari special, Robert Mueller, është e qartë sesa i brishtë ishte ky besim. “The Economist” në një artikull kryesor, thotë se ndërhyrja ruse po shfrytëzon më së miri ndasitë që ekzistojnë thellë në demokracitë perëndimore.

Këshilltari special, Mueller aludon që në vitin 2014, Rusia ka nisur një komplot kundër demokracisë amerikane dhe ai beson se ka prova për të përballuar mohimin nga ana e rusëve dhe një hetim gjyqësor. Ndoshta për shkak se presidenti rus, Vladimir Putin mendoi se CIA po tharmëzonte një kryengritje në Ukrainë, Agjencia e kërkimeve të internetit, mbështetur nga një oligark me lidhje me Kremlinin, ngriti një ekip hakerash, sisteme pagesash dhe identitetesh fallco. Synimi ishte të thellonte ndasitë në Amerikë dhe më pas, të ndikonte në votimet e vitit 2016 për të hequr mbështetje nga Hillari Klinton në favor të Donald Trump.

Europa është shënjestruar, po ashtu. Edhe pse detajet janë të pakta, dhe nuk është në fokus të hetimit të Mueller, Rusia mendohet të ketë financuar politikanë ekstremistë, të ketë hakeruar sisteme kompjuterike, të ketë organizuar marshime e të ketë përhapur gënjeshtra. Sërish, synimi duket se ka qenë të thellojë ndasitë.

Do ishte e kotë të spekulohet sesa shumë ia arritën përpjekjet e Rusisë për të ndryshuar rezultatin e votimit dhe helmimin e politikës. Përgjigja nuk dihet. Por, vetë teoritë konspirative janë të gabuara në vetvete dhe përmbajtja e tyre ngre shqetësime për vulnerabilitetin e demokracive perëndimore. Nëse Perëndimi do të mbrojë veten kundër Rusisë dhe agresorëve të tjerë, ka nevojë t’i trajtojë akuzat e Mueller si thirrje fushate.

 Tre mësime

Teoritë në vetvete përcjellin tre mësime të sikletshme. Një është se media sociale është një mjet shumë më i fuqishëm sesa teknikat e viteve 1960 për rrënjosjen e historive dhe korruptimin e gazetarëve. Nuk kushton shumë të përdorësh Facebook-un për të dalluar simpatizantët, për të zbuluar elementët e mbuluar dhe për të perfeksionuar cepat më të mprehtë. Pastër fare, mund t’ia hedhësh sistemit për të favorizuar postimet e tua. Nëse hakeron kompjuterët e kokave të mëdha të demokratëve, siç bënë rusët, ke një rrjet të tërë mundësish për të hequr qafe gjurmët.

Me një buxhet modest, pak më shumë se 1 milion dollarë në muaj e duke punuar kryesisht nga ndonjë strehë e sigurtë në Shën Petërsburg, rusët menaxhuan rrjete të tëra të infektuara me viruse dhe fallsifikuan profile, duke fituar miliona ripostime dhe pëlqime. Të tjera grupe të financuara më mirë shfrytëzojnë teknika të ngjashme.

Askush nuk e di akoma sesi zemërimi që ato prodhojnë ka ndryshuar politikën, por është me vend të thuhet se ka thelluar anshmërinë dhe ka limituar mjetet e kompromisit.

Këtu vjen mësimi i dytë, që fushata ruse nuk i krijoi ndasitë në Amerikë më shumë sesa ngriti një pasqyrë shumëfishuese përballë tyre. Në lojë u vu raca, me apelet ndaj votuesve më ngjyrë që ta shihnin Klintonin si armiken e tyre dhe të qëndronin në shtëpi ditën e zgjedhjeve. Fushata kërkoi të ndezë pakënaqësinë e të bardhëve, edhe pse u bëri thirrje progresistëve të votonin për Jill Stein e Partisë së Gjelbër. Pas fitores së Trump, që fushata kishte punuar për ta arritur, ajo organizoi një marshim anti-Trump në Manhatan. Menjëherë pas masakrës në shkollën e Parklandit, larvat ruse nisën të grumbullohen rreth debatit për kontrollin e armëve. Europianët janë edhe ata në një farë shkalle të përçarë, sidomos në Britaninë e Brexit. Ndasitë që janë kaq të thella në demokracitë europiane i lënë ata të hapur ndaj ndërhyrjeve të huaja.

Mësimi më i rëndësishëm është se reagimi i Perëndimit ka qenë mjerisht i dobët. Në luftën e ftohtë, Amerika e luftoi keqinformimin rus me diplomatë e spiunë. Në kontrast, Mueller veproi pasi dy presidentë nuk mjaftuan. Barack Obama nuk veproi në lidhje me provat e ndërhyrjes ruse, duke u përmbajtur përpara se me gjasa, të vendoste sanksione, ndoshta për shkak se ai mendoi se Trump do të humbte dhe dalja e tij publike për këtë çështje vetëm sa do të ushqente dyshimet se, si demokrat, ai po manipulonte kontekstin e ngjarjes. Ky ishte një gabim i madh në gjykim.

Trump dështoi në një mënyrë tjetër. Pavarësisht se kishte akses në të dhënat sekrete që në ditën që u zgjodh, ai e ka trajtuar skandalin rus duke e lidhur vetëm me legjitimitetin e mandatit të tij. Ai duhej të kishte folur kundër Putin dhe të mbronte Amerikën ndaj armiqësisë ruse.

Në vend të kësaj, nxitur edhe nga një numër republikanësh të Kongresit, ai iu përkushtua diskreditimit të agjencive që hetonin komplotin dhe la të kuptohej se do të shkarkonte Mueller dhe ata që mendonin si ai në Departamentin e Drejtësisë, ashtu si largoi James Comey si shef të FBI-së. Mes gjërave të tjera, ai ende nuk ka thënë nëse komploti shtrihet në fushatën e Trump. Nëse Trump do ta shkarkonte tani, kjo do të sillte një rrëfim.

Si të fitohet besimi i votuesve

Që demokracia të lulëzojë, liderët perëndimore kanë nevojë të gjejnë një mënyrë për të rifituar besimin e votuesve. Kjo nis me transparencën. Europa duhet të ngrejë më shumë hetime si ato të Mueller. Edhe pse hetimet rrezikojnë të shfaqin burimet e shërbimeve sekrete dhe metodat e tyre ka gjasa që t’i shkojnë pas shijes Rusisë, ato përgatisin po ashtu terrenin për veprim. Ligjet e financimeve partiake duhet të zbatohen për të gjetur se kush financoi kë. Dhe media sociale duhet të hapet për hetimet, kështu që të mund të identifikohen ata që paguajnë për njoftime e reklama.

Pas kësaj, vjen ripërtëritja. Angela Merkel e paralajmëroi me vendosmëri Putin se do të kishte pasoja nëse ndërhynte në zgjedhjet gjermane. Në Francë, Emmanuel Macron i frustroi hakerët rusë pasi vendosi emaile fallco mes atyre të vërteta të cilat diskredituan publikuesit e tyre. Finlanda punon e gjitha së bashku për të identifikuar lajmet e rreme dhe për të korrigjuar informacionet.

Përtëritja vjen më lehtë në Gjermani, Francë e Finlandë ku besimi është më i lartë sesa në Amerikë. Kjo është arsyeja përse edhe masat ndëshkuese dhe sanksionet kanë rëndësi – jo si në luftën e Ftohtë përmes mashtrimeve të errëta, por duke bashkuar gjitha aktorët për të përballur armiqësinë.

Liderët republikanë të Kongresit janë duke e lënë në baltë vendin e tyre: të paktën ata duhet të mbajnë seanca dëgjimore për të mbrojtur Amerikën nga subversionet në zgjedhjet e mes-mandatit. Për momentin, me Trump të fiksuar pas fajësimit të FBI-së dhe demokratëve, duket sikur Amerika nuk beson se ia vlen të luftosh për Demokracinë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Arta Marku trazon sërish politikën: opozita kërkon shkarkimin, mazhoranca e mbron…

Arta Marku trazon sërish politikën: opozita kërkon shkarkimin, mazhoranca e mbron…

Kosovë, dhunimi seksual gjatë luftës: fluks aplikimesh për të marrë 230 euro dëmshpërblim

Kosovë, dhunimi seksual gjatë luftës: fluks aplikimesh për të marrë 230 euro dëmshpërblim

Ky është programi “spiun” që tregon çdo sekret të fshehur në Instagram

Ky është programi “spiun” që tregon çdo sekret të fshehur në Instagram

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni