Deri shumë vonë, ishte e rrallë të gjeje amerikanë të apasionuar si për historinë mesjetare ashtu edhe për politikën bashëkohore. Duke hequr konservatorët e çuditshëm të krishterë, medievalistët priren të anojnë majtas: le të themi një student i sapodiplomuar marksist që gërrmon në gjurmët e pronësisë së tokës për të treguar sesi pabarazitë e së kaluarës kanë lindur ato aktuale, ose një aktivist ambjentalist, ndoshta, i magjepsur nga veshjet e thurrura me dorë e të ngjyrosura me bojë bimore.
Por, kur amerikanët sjellin ngjarje historike në politikën e ditës, ata priren të jenë më të vonë- themelimi i republikës, beteja kundër skllavërisë dhe segregacioni, fitorja ndaj Gjermanisë naziste.
Kjo ka ndryshuar. Që nga sulmet e 11 Shtatorit, e djathta ekstreme amerikane ka zhvilluar një tërheqje të pazakontë me Mesjetën dhe Rilindjen – në veçanti me idenë e Perëndimit si një civilizim i unifikuar që po mbrohej nga sfidat që vinin prej Lindjes. Trendi ka pësuar nxitje së bashku me zbulimin e homologëve në Europë, të cilët e kanë përdorur imazherinë mesjetare e atë të kryqtarëve që prej shekullit të 19-të. E gjitha kjo është shqetësuese për ata që sigurojnë jetesën duke studiuar Mesjetën…
Përqafimi i përmbajtjes mesjetare është shtrirë që nga forumet online të kulturës “alt-right” që ka shpërthyer në pak vitet e fundit deri tek racistët e shkollës së vjetër me më pak fantazi. Kryqtarë me helmeta që brohorasin thirrjen e vjetër latine për luftë “Deus vult!” nga memot që qarkullojnë në Reddit dhe 4Chan.
Imazhe të Donald Trump, mbërthyer në gjoksoren metalike mesjetare me një kryq që i zbukuron gjoksin. Gazetarë anti-Islam dhe faqe interneti marrin emra për të quajtur veten nga mbretërit frankë, Charles Martel, i cili luftoi ushtritë muslimane në shekullin e 8-të, ose (pak më vonë se Mesjeta) mposhtjen e osmanëve në Vjenë. Xhihadistët, ndërkaq, përdorin kalorësit muslimanë nga filmat dhe lojërat elektronike për të ilustruar luftën e tyre kundër një Perëndimi që ata besojnë se rimishëron Bizantin. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e tërheqjes së të djathtës ekstreme me Mesjetën duket se lidhet me një admirim të hidhur ndaj përzierjes që paraqet motivimi i ISIS me motive mesjetare e risi teknologjike.
Për amerikanët që janë indiferentë ndaj kohës mesjetare, ose mendojnë se ajo periudhë ka qenë një prelud i pakëndshëm plot epidemi, e gjitha kjo ka pak pasoja. Por miliona të tjerë me besime të qendrës dhe të anuara majtas, janë të tërhequr nga periudha mesjetare – dëshmi për këtë është popullariteti i rimishërimeve të Rilindjes, apo fantazi të tilla si “Loja e froneve”.
A është duke ushqyer një impuls reaksionar ky popullarizim i Mesjetës? Ndjekësit e “supremacisë së bardhë” ndoshta do të pohonin. Njerëzit janë konservatorë natyralë që kanë për zakon të ndjehen krenarë me historinë e tyre, mund të thonë ata, ndërkohë që homogjeniteti është tërheqës. Në një ese që përpiqet të shpjegojë fenomenin “Alt-right” për lexuesit e Breitbart News, Milo Yiannapoulis, një nga redaktorët e rrjetit, përshkruan një pjesë të mirë të lëvizjes si të nxitur nga “instikti konservator”, përfshirë këtu edhe një preferencë për të preferuar “homogjenitetin ndaj diversitetit”.
Akademikët që kanë studiuar periudhën nuk kanë nxjerrë shënime. Në një ese në blogun popullor akademik, “Në Mes”, Sierra Lomuto argumenton se mesjetaristët kishin “një përgjegjësi etike për të garantuar se dija që ne krijojmë dhe mbjellim për të kaluarën mesjetare nuk është farkëtim i armëve kundër njerëzve me ngjyrë dhe komuniteteve të margjinalizuara në botën bashkëkohore”. Akademikët po vendosin një theks të ri në mënyrat ku ndryshonin shoqëritë mesjetare nga bota homogjene që imagjinohet nga “Alt-rigt”.
Historianët e artit po dokumentojnë figurat e emigrantëve me lëkurë të errët në veri të Europës për të treguar se shoqëritë mesjetare, jo edhe aq të lëvizsshme sa janë sot, ishin gjithsesi mjaft të ndryshueshme. Të tjerë fokusohen në mbretërinë multi-etnike të Siçilisë, ku mbretërit normanë punësuan administratorë arabë dhe hebrenj, apo tek Christine de Pizan, e cila shkroi traktate për shkencën ushtarake në shekullin e 15-të, kur fushë-loja ishte e mbushur me shumë më tepër burra nga sa është sot e kësaj dite.
Edhe progresistët, edhe reaksionarët mund të tërhiqen nga Mesjeta për shkak të një afiniteti për traditën, thotë Shirin Khanmohamadi, profesor i letërsisë në universitetin shtetëror të San Franciskos. Por, progresistët gjejnë më interesante të eksplorojnë “kontributin para-modern të ‘multikulturalizmit’ dhe metodave të tjera që merren si të mirëqëna për moderne”.
Mesjetarizmi mund të prekë edhe supremacistë të bardhë më të lexuar: Derek Black, djali i themeluesit të faqes “Stormfront”, ka shkruar sesi u grind me të atin për vizionin racial separatist ndërsa punonte për diplomën universitare për historinë mesjetare. Pikëpamja nuk ka gjasa të mbërrijë deri tek ata, idetë e të cilëve për periudhën janë të ndikuara nga filmat dhe lojërat elektronike. Por në kulturën pop ekziston një pikëvështrim jo romantik i botës mesjetare, ku theksohet kalbëzimi, varfëria dhe mizerja që mbizotëron qytetin mesjetar.
“Lufta e froneve” ndjek aventurat e xhuxhave, eunukëve dhe personazheve të tjetër të ngjashëm, në toka të shkatërruara nga qëllimi fisnik i luftës mes dinastive bazuar në luftërat e Trëndafilëve: punët fetare modelohen jo mbi kryqëzatat, por mbi trazirat e brendshme të krishtërimit që parapriu Reformizmin.
Sa më e njohur bëhet historia mesjetare, aq më shumë ajo mund të mos shihet edhe më tej si shembull i homogjenitetit por përgenjështrimit të një bote ku jo-konformizmi nuk kishte të bënte me devijimin, por me dëshirën për një jetë më të mirë.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/