Kreu demokrat Basha këmbënguli se PD nuk ka shkelur asnjë ligj në rastin e një lobimi në SHBA. Sapo doli nga Prokuroria ku u thirr për të dëshmuar në funksion të një hetimi amerikan, ai tha: “Jemi thirrur si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ.
Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.
Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani.
I kam kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj“, tha Basha.
Bashkë me të, shkoi për të dëshmuar në Prokurori edhe Gazmend Bardhi dhe Arben Ristani. /tesheshi.com/