Paralajmërimi: nëse miratohet “anti-shpifja”, Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së
Qeveria ka marrë një paralajmërim të fortë se nëse kalohet ligji “anti-shpifje”, rrezikon vijimin e kryesimit të OSBE-së.
Eshtë Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, i cili shkruan se nëse projektligji do të kalojë në Kuvend, do të vihej në mëdyshje edhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera.
“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shkruan zyrtarri i PPE-së.
Por siç mund të nuhatet, kjo deklaratë mund të jetë lobuar dhe nga PD, e cila është pjesë e Partive Popullore Europiane. /tesheshi.com/