Ministri i Rendit Sandër Lleshaj u përballë me një grup të rinjsh protestues në Durrës, të cilët mbanin maska në fytyrë dhe thërrisnin “turp, turp, turp”.
Ata, duke shfytëzuar një prani të tij në qytetin bregdetar, aty ku do realizonte një takim në Port për problematika meaxheriale, i dolën para duke i kumtuar politikisht kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Sipas të rinjve protestues, kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin.
Maskat në fytyrën e tyre simbolizonin dhe gazin lotsjellës të lëshuar në protestat e opozitës. /tesheshi.com/