Kryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur menjëherë Ministrit të Brendshëm me një gjuhë paksa të ashpër dhe të prerë.
Në një njoftim të shkurtër, Llalla thekson: “Ish- kryetari i reformës në drejtësi, ministër i Brendshëm, nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore, është problematikë e tij.
Nëse zoti Xhafaj nuk është i qartë, është problemi i tij.
Situata është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjen, Elbasanin.
Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”. /tesheshi.com/