Një rezervuar karburanti shpërtheu në Tanzani, dhe të paktën 62 njerëz u vranë nga shpërthimi, ndërsa 70 u plagosën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Morogoro në Tanzaninë lindore, në kohën kur një numër i madh njerëzish po mbushnin bidona me naftë pas një incidenti që kish çuar në rrjedhjen e dhe karburantit.
Pamjet nga vendgjarja tregojnë një numër të madh trupash të karbonizuar.
“Situata është me të vërtetë e rëndë. Shumë njerëz vdiqën, madje edhe ata që nuk vodhën karburant, sepse ky është një vend i shumëpopulluar “, tha një dëshmitar. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1160128422024273921