Se paku 10 persona janë lënduar në një fluturim të linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.
Aeroplani i kompanisë ALK Airlines me 121 pasagjerë në bord humbi kontrollin si pasojë e turbulencave që ndodhën 20 minuta para se të ulet në aeroportin e Baselit.
Zëdhënësja nga EuroAirport në Zvicër ka thënë se ekipet e emergjencave kanë dalë menjëherë në aeroport pasi aeroplani ishte ulur dhe i kanë trajtuar të lënduarit.
Udhëtarët shqiptarë që ishin brenda aeroplanit kanë treguar se disa prej pasagjerëve u gjakosën në kokë dhe se rripat e sigurimit u këputën nga turbulencat e mëdha. /tesheshi.com/