Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Liverpuli përsërit vetveten: shënon katër gola dhe fundos Borusian e Dortmundit

by Te Sheshi
15/04/2016
in Sport, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Liverpuli përsërit vetveten: shënon katër gola dhe fundos Borusian e Dortmundit

U kujtohet finalja e Champions League-s e fundmajit të 2005-ës, kur Milani kryesonte 3-0 pas vetëm 45 minutave? Një kthim i pabesueshëm i lojës në gjashtë minuta, nga e 54-ta në të 60-ën, dhe tre gola të njëpasnjëshëm, të shënuar nga Gerrard, Smicer dhe Alonso, bënë që Liverpuli të barazonte e të fitonte në fund me 11-metërsha.

Dhe historia përsëritet sërish, me një tjetër kundërshtar, në një tjetër aktivitet, e jo në finale. Veçse është e paimagjinueshme. Vetëm një skuadër e tillë mund ta kthejë të tillë rezultat!

Ndaj Borusias shumë më teknike, më cilësore dhe më të qartë, lojtarët e Liverpulit vunë zemrën dhe shpirtin e tyre, duke mos u dorëzuar për asnjë çast, e duke qeshur ata të fundit.

Çerekfinalja e dytë e Ligës së Europës mes Liverpulit dhe Borusias së Dortmundit do të mbetet gjatë në mendje.

Me takimin e parë në Gjermani të mbyllur 1-1, gjithçka qe lënë e hapur për në Angli. Në “Anfield”-in që160414175733-klopp-exlarge-169-740x431 nuk pushoi për asnjë çast nga koret mbështetëse të të dyja skuadrave, Borusia e nisi tepër vrullshëm, duke kryesuar 0-2 në minutën e nëntë. Mkhitaryan dhe Aubameyang përveçse shënuan, patën dhe raste të tjera për t’i thelluar shifrat.

“Krijoni një moment që t’ua tregoni fëmijëve e nipave,” u ka thënë Jurgen Klopp lojtarëve të Liverpulit në pushimin e mesndeshjes. Dhe Origi shkurton diferencën pak pas nisjes së pjesës së dytë. Por nuk qe e thënë që gjërat të vijonin për mbarë, ndërsa Reus e çon rezultatin në 1-3 me një kundërsulm klasik të Borusias.

Të tulatur, vendasit sillen rrotull në fushë pa asnjë ide, gjersa në minutën e 66-të vjen goli i Coutinho-s. Këtu besimi se fitorja është e mundshme nis e merr krahë. Për të ardhur te minuta e 77-të, kur Sakho barazon me një goditje me kokë. 3-3!

dejan-lovren-liverpool-borussia-dortmund_3448858Lojtarët e Liverpulit nuk krijojnë pas kësaj asnjë rast thuajse gjer në fund të lojës, kur edhe vjen çasti fatlum. Eshtë minuta e 91-të. Milner dërgon topin në zonën e rreptësisë së Borusias, dhe Lovren kërcen fuqishëm me kokë. 4-3 për Borusian!

Përmbysja u arrit! Liverpuli në gjysmëfinale, ndërsa Borusia kthehet në shtëpi e ndëshkuar nga ish-trajneri i saj, Jurgen Klopp.

Gjysmëfinalistët e tjerë janë Shakhtar i Donjeckut, Vilareali dhe Sevilja.

Shakhtari e fitoi dhe takimin e dytë ndaj portugezëve të Sporting Bragës. Rezultati 4-0 nuk la vend për mëdyshje për fituesin.

Vilareali po ashtu fitoi dhe në sfidën e kthimit në Çeki ndaj Spartës së Pragës. Fitores 2-1 në ndeshjen e parë iu bashkangjit rezultati 2-4 për Vilarealin dhe në 90 minutat e dyta.

Një dramë më vete qe përballja e tëra spanjolle. Teksa Sevilja e kishte mposhtur 1-2 Atletik Bilbaon në transfertë, të njëjtën gjë bënë baskët mbrëmë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Ndeshja shkoi në shtesa, e më tej akoma, te 11-metërshat. Ku mbajtësit e trofeut, lojtarët e Seviljes, u treguan më të saktë. 5-4 përfundojnë penalltitë, pasi Benat gabon për miqtë. Sevilja vijon rrugëtimin në kërkim sërish të fitimit të Ligës së Europës.

Çiftet gjysmëfinaliste do të mësohen sot në mesditë, kur edhe do të hidhet shorti. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Kompani të famshme që kanë hequr dorë nga vaji i palmës

Kompani të famshme që kanë hequr dorë nga vaji i palmës

Më e pakta nëntë të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti në jug të Japonisë

Më e pakta nëntë të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti në jug të Japonisë

Edi Rama: Kundërshtimi ndaj Trump-it si kryeministër i shqiptarëve me shumicë myslimane

Edi Rama: Kundërshtimi ndaj Trump-it si kryeministër i shqiptarëve me shumicë myslimane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni