Liverpool bëri një paraqitje fantastike duke shkatërruar me rezultatin 4:0 Arsenalin, në ndeshjen e javës së tretë të Premier League.
Në ndeshja e luajtur në Anfield, Liverpooli i dha leksion ‘Topçinjve’, të cilët duket se ishin në një ditë pa fat.
Në minutën e 17-të, Firmino nisi serinë e golave, për të vazhduar pastaj Mane (40’) me një gol të bukur, si dhe në pjesën dytë Salah thelloi epërsinë në 3:0 pikërisht në minutën e 57-të.
Sturridge shënoi golin e fundit për 4:0 në minutën e 77-të.
Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të, por luajti tërë takimin.
Liverpooli tani renditet në vend të dytë me 7 pikë, kurse Arsenali është i 16-ti me vetëm 3 të tilla. /tesheshi.com/