Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

LISTËHAPJA/ Reagimet e ndërkombëtarëve për “prekjen” e Kushtetutës: a ishin vërtet kundër Ramës?

by te Sheshi
30/07/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
LISTËHAPJA/ Reagimet e ndërkombëtarëve për “prekjen” e Kushtetutës: a ishin vërtet kundër Ramës?

Në reagimet e ashpra të opozitës që pasuan miratimin në Parlament të disa ndryshimeve kushtetuese në funksion të hapjes së listave, pretendohej se me këtë akt, mazhoranca, posaçërisht kryeministri Rama, ishte vënë dhe kundër ndërkombëtarëve.

Por sa e vërtetë është kjo?

Në fakt, shefi i mazhorancës potencoi rregullisht atë që e konsideroi të drejtë sovrane të Parlamentit për të marrë një vendim për ndërhyrje në Kushtetutë, por kjo jo domosdoshmërisht ishte një fërkim me ndërkombëtarët.

Siç u vu re dhe këtë të enjte në reagimin e ndërkombëtarëve, këta të fundit ia njohën Parlamentit shqiptar këtë të drejtë, por kërkuan paralelisht dialog në Këshillin Politik mbi këto ndryshime.

Edhe në këtë pikë, ishin në të njëjtën linjë me Ramën, që gjithashtu “iu lut” opozitës për dialog.

Për SHBA, “ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”, u tha nga ambasada e SHBA-së.

Nga Ana Pisonero, zëdhënëse në Bruksel, u tha:

“Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk pati më shumë kohë për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik.

Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave të pranimit.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen”.

“Përshëndes miratimin në Parlamentit për hapjen e listave. Është e rëndësishme që të gjitha partitë në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, një kriter themelor për Bashkimin Europian”, shkroi Reporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

“Është një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës. Parlamenti shqiptar plotëson Marrëveshjen e Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE-së bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizuar më tej procesin zgjedhor. Ju lutemi punoni së bashku edhe në të ardhmen”, shkroi Nikolas Lobel, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë.

Pra, siç mund të vihet re, ndërkombëtarët kanë vuajtur mungesën e konsensusit dhe kërkojnë pikërisht këtë këtej e tutje, por nuk kanë kundërshtuar miratimin e ndërhyrjeve në Kushtetutë në funksion të listave të hapura. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
E pazakonta e bërë virale: çifti i moshuar, shfaqje mode në lavanderi me rroba të patërhequra

E pazakonta e bërë virale: çifti i moshuar, shfaqje mode në lavanderi me rroba të patërhequra

Emigrantët: Senati italian çon Salvinin për gjykim, “tradhëtohet” nga 5 Yjet

Emigrantët: Senati italian çon Salvinin për gjykim, "tradhëtohet" nga 5 Yjet

ZBËRTHIMI/ Nga elitat, te njeriu i thjeshtë: ja kuptimet e Kurban Bajramit

ZBËRTHIMI/ Nga elitat, te njeriu i thjeshtë: ja kuptimet e Kurban Bajramit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni