Pas LDK-së, edhe “koalicioni i luftës”, PDK-AAK-NISMA kanë publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Ashtu siç pritej, listës i prin kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Prapa tij renditet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat i koalicionit për kryeministër.
Në vend të tretë është Flora Brovina nga PDK-ja, e ndjekur nga lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj; kurse pesëshen e mbyll Enver Hoxhaj i PDK-së.
Ajo që bie në sy është se PDK nuk ka përfshirë në listë disa figura të saj të larta që mandatin e kaluar ishin deputetë, si Adem Grabovci, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkuri Buja, Besim Beqaj, Salihe Mustafa, Fatrmi Shurdhaj e Nehat Baftiu.
Më poshtë mund të shikoni listat me emrat e 110 kandidatëve të tri partive të dala nga lufta: