Bota vazhdimisht merret me emigracionin. Kjo është një temë që nxit debate politike dhe tituj sensacionalë, krijon konflikte por ndryshon pikëpamjet për botën.
Fatkeqësisht, përqëndrimi i problemeve vetëm në imigrim është kryesisht negativ, prandaj përgjithësimet dhe stereotipet janë të shumta.
Shumë thonë se emigrantët shkaktojnë “kriza”, konsiderohen si “ilegalë”, thithin burime natyrore dhe ulin paga. Nëse jeni me Donald Trump, ata madje sjellin krim dhe drogë dhe janë “përdhunues”.
Por bëjmë mirë të kontrollojmë realitetin. Shumica e amerikanëve janë produkt i emigrantëve. Dhe nëse gjurmohen gjeneratat, të paktë janë ata që nuk kanë prejardhje të tillë.
Në fakt, shumë gjëra nuk do të ekzistonin në SHBA po të mos ishin emigrantët. Do të mbeteshin shumë gjëra pa bërë, shumë teknologji pa u zbukuar, shumë filma pa parë, libra pa lexuar, dhe shumë rroba pa u veshur…
Ja ku e kemi listën e 15 emigrantëve që ndryshuan botën:
Albert Einstein (Gjermani → Itali → Zvicër → Austri → Belgjikë → SHBA)
Kush nuk e njeh babain e fizikës, duhet të ketë qenë shumë i dobët në shkollë. Gjeniu Einstein ishte bababi i fizikës moderne dhe zbluloi ekuacionin më të rëndësishëm te fizikës, (E = mc 2), zhvilloi teorinë e relativitetit, dhe gjera të tjera që u hapën rrugën shkencëtarëve.
Ai alarmoi për rrezikun që i shfaqet botës nga armët nukleare, ndonëse vet kontribuoi në zhvillimin e tyre.
Sergey Brin (Rusi→ SHBA):
Kur flasim për persona që ndryshuan botën, Sergey Brin është njëri nga ata. Ai bashkë themeloi Google-n, duke lënë pas vetes një makinë kërkimi dhe pasuri prej 30 miliard dollarë.
Brian zhvilloi makinën e kërkimit bashkë me Larry Page kur të dy ishin duke mbaruar doktoraturën në Stanford, ku mbushën dhomën e tyre të konviktit me kompjuter të thjeshtë dhe punuan, punuan punuan!
Kur makina e tyre e kërkimit filloi të merrte famë, ata dolën në një garazh. Dhe mirë bënë.
Levi Strauss (Gjermani → SHBA):
Mos po ju kujton diçka emri i tij? Në vitin 1873, Strauss themeloi kompaninë e parë që ka shitur ndonjëherë xhinse… Po, janë xhinset Levi’s. Ai erdhi nga Gjermania në një vend që nuk e njihte, por që bëri shumë në revolucionin e tekstilit.
Dikembe Mutombo (R.D e Kongos → SHBA)
Lojtar në NBA për 18 sezone, Mutombo njihet si bllokuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai luajti për gjashtë ekipe të ndryshme në NBA, por doli në pension në vitin 2009. Që nga pensionimi, Mutombo është bërë i famshëm për punën e tij humanitare, përfshirë këtu nisjen e fondacionit të tij për të përmirësuar kushtet në Kongo. Ai madje ka hapur një spital në vendlindje të cilit i ka vënë emrin e nënës së tij
Joseph Pulitzer (Hungari → SHBA)
Ky është një emigrant hungarez që revolucionarizoi gazetarinë amerikane. Ju mund të mos e njihni në bazë të emrit, po mbiemri i tij Pulitzer është një çmim gazetarie. Ai u dedikohet gazetarëve, shkrimtarëve dhe fotografëve më të mirë. Çmimi u themelua nga Joseph pas karrierës së tij mbresëlënëse në gazetari.
Rupert Murdoch (Australi→ SHBA)
Për të mirë a për të keq, ai ka bërë emër për vete. Multimilioneri dhe moguli i mediave, Murdoch ka revolucionarizuar “lojën” e gazetarisë dhe ka krijuar precedentë të rrallë në historinë e saj. Si një emigrant nga Australia, ai ndau jetën në mes të SHBA-ve, Britanisë dhe Australisë.
Anne Elisabeth “Liz” Claiborne (Belgjikë→ SHBA)
Si frymëzim për sipërmarrëset femra në mbarë botën, Liz Claiborne revolucionarizoi mënyrën se veshjes qysh në vitin 1986. Kur Liz Claiborne e krijoi kompaninë e saj, ajo u bë e para në histori që udhëhiqte një biznes të tillë të sukseshëm.
Madeleine Albright (Republika Çeke→ SHBA)
Në vitin 1996, Albright u bë gruaja e parë Sekretare e Shtet e SHBA-ve. Dhe para kësaj ajo ishte ambasadore amerikane në OKB. E bija e një diplomati, Albright zhvilloi jetën duke u endur herë në vendlindje e herë në SHBA. Ajo kurrë nuk e kishte menduar se puna e saj do të shpaguhej me një post aq të lartë.
Jan Koum (Ukarine → SHBA)
Ai nisi punën si pastues në një dyqan, por krijoi diçka që ndryshoi konceptim e komunikimit. Rrjeti i thirrjeve pa pagesë, e ka bërë atë person të njohur jo vetën në SHBA, por edhe në vendin e origjinës.
Isabel Allende (Peru → Kili → SHBA)
E konsideruar si autorja më e lexuar spanjolle, Allende është nominuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë në SHBA. Ajo qëndroi kokë e këmbë kundër racizmit dhe diskriminimit me fjalët e përzgjedhura dhe të botuara në kohë të vështira.
Freddy Adu- (Gana → SHBA):
I konsideruar si futbollisti më i ri në botë, Adu ishte vetëm 14 vjec kur nënshkroi kontratë prej atleti në SHBA. Ai u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit. Jeta e tij në SHBA ndryshon plotësisht me atë që mund ta kishte në Gana, ku talenti nuk shpaguhet njësoj. Ai ishte tetë vjeç kur e ema e tij fitoi lotarinë amerikane, gjë që ua hapi rrugën për emigrim.
Steve Chen (Taivan→ SHBA) & Jawed Karim (Gjermani → SHBA)
Këta dy shokë bashkë themeluan Youtube! Dhe e gjitha kjo nuk do të ndodhte po të mos vinin në SHBA për të zhvilluar idetë e tyre.
Arianna Huffington (Greqi → SHBA)
Një nga 100 gratë më të fuqishme në botë (sipas Forbes), Huffington është bashkëthemeluese dhe ish-kryeredaktore e faqes së lajmeve The Huffington Post. Faktikisht, ajo garoi kundër Arnold Schvarzenegger (një tjetër emigrant) për Guvernatore të Kalifornisë, në vitin 2003. Ajo humbi garën.
Arnold Schwarzenegger (Austri → SHBA)
I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është Arnold Alois Schwarzenegger- një aktor austriak-amerikan, model, producent, regjisor, aktivist, biznesmen, investitor, shkrimtar, filantrop, ish-bodybuilder profesionist dhe politikan. /tesheshi.com/