Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur se partia e tij mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërsa sa i përket qeverisë, ai tha se vendimi do të merret pas konsultimeve me zyrtarët e lartë të Serbisë.
“Në lidhje me formimin e qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriç”, tha Simiç pak para se të fillojë seanca.
anë pikërisht kërkesat e Listës Serbe që kanë bërë që seanca të mos mbahet në ora 11:00, por të shtyhet në ora 14:00. /tesheshi.com/