Tetëmbëdhjetë është numri i zv.ministrave që kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i ka emëruar deri tani, numër ky që pritet t´a trefishojë në ditët në vijim.
Paralelisht kësaj, do të rritet edhe numri i këshilltarëve politikë.
Pjesa më e madhe e të emëruarve nuk i takojnë subjekteve kryesore në pushtet, shkruan “Koha Ditore”.
Fiks një e treta e tyre, janë emëruar me propozim të Listës Serbe, subjekt ky që është pjesë e Qeverisë, por që ia konteston shtetësinë Kosovës. Qeveria nuk i ka treguar emrat e tyre. /tesheshi.com/