Lista Serbe paralajmëron mos njohjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, nëse Paneli zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave nuk pranon kërkesën e tyre për rishqyrtimin listave zgjedhore në disa komuna me shumicë serbe.
Ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Sllavko Simiq ka thënë se ekzistojnë gabime të vërteta dhe dështim i madh gjatë mbledhjes së rezultateve për deputete e partisë së tij.
Ai ka thënë se shumë kandidatëve nuk u janë regjistruar numri i saktë i votave në KQZ. Ndërsa thotë se ka dëshmi të bazuar se në komunat Viti, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë është konfirmuar gabimisht gjendja dhe është bërë lëshim i madh në futjen e rezultateve të sakta.
Sipas tij nëse PZAP nuk e merr parasysh ankesën dhe sjell vendim negativ atëherë kjo parti ka mundësi mos të shqyrtojë vendimin për pjesëmarrje dhe njohjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 11 qershorit. /tesheshi.com/