Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të jetë kandidati i vetëm për president. Ai do të sfidohet nga një kandidat i pakicës serbe, jo figure politike por femër me autoritet në këtë komunitet.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini.
“Ajo që mund të konfirmoj është se kandidatja mund të jetë Vinka Radosavleviq. Ajo është nga Klina. Nuk është figurë politike. Është një person (një femër) me autoritet në komunitetin serb në Kosovë”, ka shtuar Rashiq. /tesheshi.com/