Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lista feministe e vetingut: “Gratë e forta” që mëtojnë të spastrojnë drejtësinë

by te Sheshi
01/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Lista feministe e vetingut: “Gratë e forta” që mëtojnë të spastrojnë drejtësinë

Drejtësia shqiptare do të kalojë në skanerin e spastrimit me reformën në drejtësi, po ky proces i vështirë dhe jetik për demokracinë u është besuar kryesisht grave. Cilat janë prokuroret dhe gjyqtaret që kandidojnë për institucionet e vetingut…

“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua”- thoshte Margaret Thatcher, kryeministrja e parë femër e Britanisë së Madhe. Kjo shprehje do të ishte epilog i listës së kandidatëve për institucionet e vetingut në drejtësi që ka ardhur nga Avokati i Popullit dhe  nga OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar).  Në listën që plotësojnë kriteret në 84 kandidatë më shumë se gjysma e tyre, 54 kandidatë, janë gra dhe vajza, duke e bërë të pashmangshme që ato të jenë pjesa kryesore e organeve të reja që do të ngrihen së shpejti.

Po cilat janë gratë e forta të drejtësisë që kanë guxuar të jenë pjesë e këtyre institucioneve e që do të bëjnë të dridhen “xhaketat e zeza” të gjyqësorit dhe prokurorët?

Kryeprokuroria e amerikanëve

Ina Rama, Shpresa Breçaj dhe Albana Shtylla janë disa prej grave të famshme të kësaj liste që vijon me të tjera gra që vijnë me një dosje të rregullt nga ana ligjore dhe të pastër nga ana morale sipas OMN-së.

Të treja ato u përballën me komisionin parlamentar ad-hoc në një seancë prezantimi në pritje që politika t’i përzgjedhë për të bërë më tej fshesën në sistemin e drejtësisë.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama me këtë kandidim shënon rikthimin e saj në profesion, nga ku u shkarkua në mënyrë politike. Bjondja e re është një acarim nervash për Partinë Demokratike pasi ishte kryeprokurorja që hapi dosjen e 21 janarit, ku u vranë 4 persona të pafajshëm në një protestë të opozitë, kur kjo parti ishte në pushtet. Pikërisht kjo dosje u bë shkak për largimin e saj nga detyra.

Ajo në atë kohë u mbështet fuqishëm nga amerikanët, por u sulmua nga ish-kryeministri Berisha. Presioni i politikës ishte kaq i fortë sa që Rama nuk arriti të kthehej në punë pasi presidenti Nishani në rolin e kreut të KLD-së refuzoi ta emëronte në gjyqësor ashtu siç e parashikonte dhe ligji.

Duke i besuar drejtësisë ajo fitoi betejën ligjore me të duke fituar gjygjin në shkallën e dytë të Gjykatës Administrative dhe u kthye në Gjykatën e Apelit me urdhër të kësaj gjykate.

Para se të kandidonte për komisionet e vetingut, Ina Rama u bë pjesë e listës së kandidatëve për në Gjykatën e Strasburgut, por u tërhoq nga gara në momentin e fundit.

Rikthimi i saj në skenë bëhet në një moment shumë domethënës ku reforma në drejtësi është kryefjala e Brukselit dhe SHBA-së për ecurinë e demokracisë shqiptare.

Gjyqtarja që u ndëshkua për një votë kundër Berishës

Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë është gjithashtu kandidate për komisionet e spastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit. Ajo do të mbahet mend për votën që dha kundër pushimit të çështjes ndaj Sali Berishës në vitin 2009, kur u padit penalisht nga Edi Rama për shpifje pas një lumi akuzash që lëshoi në Kuvend duke e cënuar dhe tek familja dhe djali i tij i madh.

Vendimi i Gjykatës së Lartë që mbylli këtë çështje mbante votat pro të 4 gjykatësve Dizdari, Lulo, Bici dhe Fullani, ndërsa në pakicë vota kundër e Beçajt, e cila kërkonte që prokuroria të hetonte çështjen. “…në kuadër të barazisë së shtetasve përpara ligjit, barazisë së armëve, mjeteve e mundësive, temperamenteve dhe karaktereve deri ne themelet e traditës, si dhe përvojat e rasteve parlamentare, janë paraparë dhe rastet e kufizimit të fjalës, në rastet ku cënohet nderi dhe dinjiteti i tjetrit, në zbatim të parimit universal se “ku cënohet liria ime, kufizohet e drejta jote”- shkruante ndër të tjera ajo në argumentimin e votës së saj në vendimin që e pushoi çështjen pa e nxjerrë Berishën as fajtor dhe as të pafajshëm.

Me këtë argumentim të barazisë të të gjithëve para ligjit dhe jo vetëm të atyre që kanë para të blejnë drejtësinë Beçaj kërkon të ketë autoritetin në pastrimin e sistemit të kalbur të drejtësisë, nga ku ajo vjen.

Beçaj ka lindur në Kukës, nënë me dy fëmijë dhe ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor duke punuar në disa gjykata rrethesh që nga vitit 1985.

Në vitin 2004 është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Në vitin 2008 u emërua  Kryetare e Gjykatës së Lartë, post nga i cili ka dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dy ditë para se t’i mbaronte mandati duke kritikuar politikën se po mbante peng ligje të rëndësishme që kishin të bënin me funksionimin e kësaj gjykate.

Albana Shtylla, njeriu i Metës për drejtësinë

Një tjetër grua që kërkon të jetë në komisionet e vetingut është krahu i djathtë i Ilir Metës në Kuvend.

Nga anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ishte propozuar nga LSI-ja, Shtylla u emërua në postin e sekretares së përgjithshme të Kuvendit dhe ditën e emërimit ajo u prezantuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ajo është përfaqësuese e autorizuar e Kuvendit të Shqipërisë në Gjykatë Kushtuetuese si dhe në të gjitha procesete gjyqësore, ku Kuvendi është palë.

Shtylla është aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe CV e saj është impresionuese dhe detyrat që ka marrë përsipër gjatë karrierës së saj kanë qenë të lidhura kryesisht me negociatat e Shqipërisë me Brukselin për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Ajo ka mbajtur dhe detyrën e Kryetares së grupit të eksperteve për negocimin e marrëveshjeve dypalëshe në fushen e sigurimeve shoqërore, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe vendeve të tjera,etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Urdhërat e “teknikëve”, DAP mbron punonjësit: Në fushatë pas pune

Urdhërat e "teknikëve", DAP mbron punonjësit: Në fushatë pas pune

Zv/kryeministja e PD-së kërkon hetim të parave të paligjshme në fushatë

Zv/kryeministja e PD-së kërkon hetim të parave të paligjshme në fushatë

Më të sigurtë në rrugë? Dilni si për një shëtitje edhe kur shkoni në punë…

Më të sigurtë në rrugë? Dilni si për një shëtitje edhe kur shkoni në punë...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni