Tashmë ka dhe një zë që kërkon hapjen e një procesi gjyqësor ndaj kryeministrit Rama, lidhur me një listë të publikuar nga ky i fundit, me emra zyrtarësh shtetit, mes tyre gjyqtarë e prokurorë, të denoncuar nga qytetarët për abuzime dhe korrupsion. Ky është deputeti demokrat Eduart Halimi, sipas së cilit çështja tashmë shtrohet dhe ligjërisht.
“Nese ju 30 gjyqtare e prokurore heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atehere mos shkoni te uleni fare ne zyren qe ua paguajne qytetaret, por ikni, nuk duhet te qendroni asnje minute ne karigen e gjyqtarit apo prokurorit. Nese ju jeni ne ate liste dhe e dini se akuza e KM qendron por shpresoni ti shmangeni apo kjo te fashitet nga lajme te tjera te renda qe shoqerojne realitetin ku ndodhemi, jeni te mjere”, shkruan Halimi. Listën si “të turpshme” e ka cilësuar dhe Basha, e padyshim LSI, për t’u pasuar nga një reagim i Ramës, që sqaronte se emrat kanë ardhur nga qytetarët dhe jo nga ai. /tesheshi.com/