Policia ka lënë të lirë Sahit Dollapin, Sekretarin Organizativ të PD-së, ndalimi i të cilit çoi në agravimin e mëtejshëm të situatës, duke e zhvendosur protestën e opozitës drejt Drejtorisë së Policisë, me të njëjtat skena shoqëruar me hedhje të bombave molotov.
Sahit Dollapi, një ish-zyrtar shteti nën qeverisjet e PD-së me origjinë nga Tropoja, thuhej se ishte organizatori i gjithë akteve të dhunës së ushtruar në protestën e së shtunës.
Ai u ndalua nga policia në një skenë që bëri xhiron, për të përfunduat në ambientet e Drejtorisë së Policisë. PD protestoi duke kërkuar lirimin e tij dhe akuzoi qeverinë, padyshim dhe policinë, për ushtrim dhune brutale ndaj tij.
Sahit Dollapi u transferua në mesnatë në Spitalin e Traumës, për t’u liruar këtë mëngjes. /tesheshi.com/