Sait Fishta, biznesmeni shkodran që u prangos dy ditë më parë, ka lënë qelinë e burgut për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Kjo, pas dhënies së një garancie prej 50 mijë eurosh.
Biznesmeni Fishta akuzohet për ndërtim të paligjshëm në Velipojë, ndërkohë që përmes avokatit të tij, Fishta pretendon se pallatet janë me leje të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në kohën kur drejtohej nga kryeministri Sali Berisha.
Por Prokuroria pretendon ne akuzë se firma e Berishës në lejen e KKRT-së është e falsifikuar. /tesheshi.com/