Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë liruar nga arresti shtëpiak pas vendimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar me një postim në Facebook avokati, Tomë Gashi.
Pas këtij vendimi ka reaguar zyrtari për media i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, i cili ka thënë se lirimi i bashkëpartiakëve të tij është godije e radhës për pushtetin kriminal.
“Lirimi i Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashrit është goditja e rradhës për pushtetin kriminal. Ky pushtet po merr fund. Urime të gjithëve lirimi i aktivistëve dhe fundi këtij regjimi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Katër aktivistët e VV-së kanë qenë të akuzuar nga Gjykata për sulm terrorist ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Gjykimi i tyre do të vazhdojë më 25 gusht. /tesheshi.com/