Interpol ka arrestuar në Gjermani të kërkuarin Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të 2000-shit.
Raportohet se atij i janë vënë prangat në aeroportin e Frankfurtit, pasi kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll.
Ndaj 42-vjeçarit kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.
Kujtojmë se Tafili u lirua në 2017 nga Gjykata e Krujës, pasi kreu 17 vite burg, pikërisht për vrasjen e bujshme të komisar Arben Zylyftarit. Por, edhe pse dënuar me 25 vjet burg, gjykatësja e asaj kohe Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet dhe vetë pas hekurave sot, vendosi lirim e tij me kusht.
Vendimi i Hoxhës u ankimua dhe Gjykata e Apelit në maj të vitit 2021 kërkoi që Genc Tafili të arrestohet dhe të dërgohet në qeli për të vuajtur vitet e mbetura të burgut. Ndaj dhe u shpall nga autoritetet në kërkim ndërkombëtar. /tesheshi.com/