Suedia, vendi i konsideruar një “model suksesi” si një përjashtim botëror në krizën pandemike, konfirmoi më shumë se 3000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19.
Agjencia e Shëndetit Publik tha se 24.623 raste infeksioni ishin konfirmuar në Suedi, e cila është kritikuar për qasjen e saj të qetë ndaj koronavirusit.
Numri i të vdekurve në Suedi ka tejkaluar ndjeshëm shifrat nga Danimarka fqinje dhe Norvegjia.
Suedia nuk ka prezantuar masa kufizuese të karantinës, siç është bërë në pjesën tjetër të Evropës, dhe i ka lejuar fëmijët nën 16 vjeç të shkojnë në shkollë. Puna në kafene, restorante dhe subjekte të tjera ekonomike gjithashtu është e lejuar, por banorëve u kërkohet të respektojnë rregullat e distancës sociale. /tesheshi.com/