Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Liqenet e mbushura plot, por Prishtina përballet me reduktime të ujit. Ja kur do të ketë furnizim të plotë…

by te Sheshi
18/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Liqenet e mbushura plot, por Prishtina përballet me reduktime të ujit. Ja kur do të ketë furnizim të plotë…
9
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Edhe pse liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit në Kosovë, kanë arritur nivelin maksimal të ujit, pasi që ka pasur reshje të shpeshta të shiut gjatë këtij viti, reduktimet në furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë.

Ylber Zabërgja, menaxher ekzekutiv i prodhimit në ujësjellësi regjional Prishtina, ka thënë për tesheshi.com se niveli i liqeneve është premtues dhe garanton një furnizim me kapacitete optimale për një periudhe një vjeçare edhe nëse nuk do të ketë fare të reshura atmosferike.

“Kuptohet niveli në liqenet akumulues të Batllavës dhe Badovcit  varet ekskluzivisht nga të reshurat atmosferike. Mungesa e të reshurave dhe thatësira  në vitin 2013 dhe fillimi i vitit 2014 ka qenë alarmante dhe kemi qenë në një situate vërtet shumë shqetësuese. Thatësia e madhe që ishte ndikoi që niveli i liqeneve të jetë afër minimumit ekologjik. Fati deshi dhe të reshurat e muajit prill 2014 mbushën liqenet akumulues. Tash dy vite më vonë jemi në një gjendje shumë të kënaqshme dhe premtuese”, thotë Zabërgja.

Aktualisht fabrika e Ujit ne Albanik (Batllava) punon me kapacitet maksimal 820 litra për sekondë, ndërsa fabrika e Ujit ne Badovc, punon me kapacitet maksimal 400 litra për sekondë.

Niveli në liqenin e Batllavës është 3,05 metra nën maksimumin e kapërderdhjes, kurse niveli në Liqenin e Badovcit është 2,95m nën maksimumin e kapërderdhjes.

Por përkundër kësaj, me mungesën e ujit qytetarët e shumë lagjeve të Prishtinës përballën që nga paslufta. Edhe pse ka pasur premtime të shumta sidomos gjatë fushatave zgjedhore se do të përmirësohet furnizimi, nuk është bërë asgjë konkrete në zgjidhjen e këtij problemi.

Ylber Zabërgja thotë se furnizimi me ujë për qytetarët e Prishtinës po bëhet sipas një plani të paraparë në muajin korrik të këtij viti, ndërsa aktualisht nuk ka kapacitet për furnizim 24 orë me ujë.

“Gjendja e furnizimit me ujë të pijes në qytetin e Prishtinës dhe në tërë zonën e furnizimit është stabile, duke u bazuar në orarin e reduktime të planifikuara, orar i aprovuar më 22 korrik 2015. Kuptohet kapacitete përpunuese na kufizojnë për një furnizim 24 orë në ditë”, thotë Zabërgja.

Ai thotë se së shpejti do të përgatitet një plan i ri i furnizimit në mënyrë që të evitohen sa të jetë e mundur reduktimet.

“Me rënien e temperaturave dhe ndaljen e keqpërdorimit të ujit të pijshëm për ujitje, Ujësjellësi KUR Prishtina  do të hartojë së shpejti një plan furnizimi me një kohëzgjatje të furnizimit të konsumatorëve, në mënyrë që furnizimi të jetë më i mirë dhe të ketë sa më pak reduktime”, theksoi Zabërgja

Ja si është furnizimi aktual në lagjet e Prishtinës

Shumica e lagjeve të Prishtinës përballen me mungesë të ujit, ndërsa ujësjellësi është duke planifikuar që në fillim të vjeshtës ta ndryshojë orarin e reduktimeve, në mënyrë që të rritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Lagja”Arbëria”, qendra e qytetit të Prishtinës, lagja Ulpiana, Dardania, Lakërishte, një pjesë e lagjes “Kalabria” dhe lagja Tophane, aktualisht furnizohen me ujë të pijshëm nga ora 05 e mëngjesit deri në 22 të mbrëmjes.

Lagja Kodra e Trimave, një pjesë e lagjes Arbëria furnizohen nga ora 3 e mëngjesit deri në ora 11 paradite, dhe nga ora 16 pasdite deri në ora 22. Pra pjesën më të madhe të ditës këto lagje kanë mungesë të ujit.

Zona Industriale, lagja Kalabria, Banimet kolektive në hyrje të Fushe Kosovës, furnizohen me ujë nga ora 06 deri në ora 21 në mbrëmje.

Lagja Bregu i Diellit, Aktashi III, Aktashi I,II, Zona Qendër, dhe Qendra Studentore, furnizohet nga ora 06   e mëngjesit e deri në ora 22 të mbrëmjes.

Banesat e Bardha, lagja e Velanisë, Mati I-II, një pjesë e Zllatarit, Tasligje ,Vneshtat, Kolevicë e re, Kolevevicë e Vjetër, Lagja  prapa shkollës Normale, furnizohen nga ora 03 e mëngjesit deri në ora 10 të paradites, ndërsa pasdite, nga ora 16 deri në ora 22.

Lagja Ulpiana, një pjesë e Dardanisë, lagja e Universitetit, lagja e Spitalit, lagja e Muhaxhirëve, Dodona, Sofalia (e ndarë në dy zona, çdo dytën ditë bëhet furnizimi i zonës), lagjet në rrugën Haxhi Zeka, Taslixhe, një pjese e Veterrikut, furnizohen nga ora 05  deri në ora 11 paradite dhe pasdite prej orës 15 deri në ora 22 të mbrëmjes.

Por jo vetëm ky mbetet orari i vetëm i reduktimeve, pasi që prishjet e ndryshme kohë pas kohe në rrjetin e ujësjellësit, shkaktojnë reduktime të mëdha.

Në fillim të vitit 2017 pritet të eliminohen reduktimet

Qytetarëve ankohen për reduktime të ujit. Ata thonë se janë lodhur me këto reduktime, sidomos kur është koha për t’u pastruar dhe për nevoja tjera.

“Përveç reduktimeve të rregullta, shpesh ka ndërprerje që po thonë se po bëhen për shkak të prishjeve. Për të pirë, po e blejmë nuk është shumë problem, por problemi më i madh është për t’u pastruar, për t’i larë enët etj”, thotë Blerim Berisha, banues në lagjen “Bregu i Diellit”.

Ndërsa Agon Ismajli shpreson që ndërtimi i fabrikës të kryhet dhe të mos ketë fare reduktime, pasi që është nevojë elementare të kesh ujë.

“Kur po ka thatësi nuk po ka ujë, se po thonë ka ra niveli në liqen, kur po bie shumë shi prapë nuk po kemi ujë, se po thonë nuk kemi kapacitet për ta pastruar ujin. Veç me ble një rezervar që të kemi ujë gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.

Problemi i furnizimit të qytetarëve të Prishtinës dhe qyteteve përreth me ujë të pijshëm pritet të zgjidhet pas ndërtimit të fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj.

Ylber Zabërgja thotë se ndërtimi i kësaj fabrike do ta zgjidhte këtë problem me të cilin tash e një kohë të gjatë po përballen qytetarët e Prishtinës.

“Problem i reduktimeve do të zgjidhet pas ndërtimit të fabrikës së ujit të pijes në Shkabaj, e cila sipas parashikimeve do të nisë të jetë në funksion në fillim të vitit 2017”, thotë Zabërgja.

Aktualisht në Kosovës rreth 60 për qind e popullatës furnizohen nga puset, burimet e bunarëve. Duke e pasur parasysh se vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mund të përkeqësohet edhe cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohen sistemet e kanalizimit dhe kontaminohen puset, ku një pjesë e popullatës furnizohen me ujë të pijshëm. Kjo ndodh sidomos në stinët që jemi duke hyrë.

Bashkësia Evropiane, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, është duke u angazhuar dhe duke kontribuar që deri në vitin 2020, të mos mbetet asnjë vendbanim në Kosovë pa u furnizuar me ujë higjienik për pije. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Gylen në telashe: kërkohet deri në 34 vite burg për të

Gylen në telashe: kërkohet deri në 34 vite burg për të

Gjyqi i të penduarit të FBI-së që pritet të trondisë skenën politike të Tiranës

Gjyqi i të penduarit të FBI-së që pritet të trondisë skenën politike të Tiranës

Edhe Kroacia mbyll kufijtë për refugjatët: në një ditë hynë më shumë se 10 mijë persona

Edhe Kroacia mbyll kufijtë për refugjatët: në një ditë hynë më shumë se 10 mijë persona

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni